
Kjo eshte nje praktike qe aplikantet per pune e bejne per me shume se nje arsye pasi kane bere nje interviste te mire, ja disa keshilla te mira…
Kur jeni duke pare per nje pune dhe keni bere nje interviste te mire, me pas mund te dergoni nje e-mail falenderimi. Ky eshte nje veprim qe mund tu sherbeje per me shume se nje qellim. Nese keni ndermend qe ti dergoni nje e-mail falenderimi nje punedhenesi te mundshem, mund te ndiqni disa keshilla te theshta per te qene sa me te sakte ne kete veprim.
Hyrja
1. Paragrafi i pare i kujton punedhensit se kush jeni. Sigurohuni qe te perfshini oren dhe daten e intervistes. Nese ka dicka qe mund ta beje punedhenesin te kujtohet me shpejte per ju, permendeni dicka te tille. Eshte e rendesishme qe marresi te jete sa me i qarte se kush jeni ju.
Falenderimi
2. Falenderojeni marresin e e-mail per intervisten. Ky eshte qellimi kryesor i e-mailit. Mos falenderoni se tepermi. Nuk doni te dukeni shume servil. Shkruani dicka te thjeshte si per shembull “Ju falenderoj per mundesine e dhene, ka qene nje eksperience e mire dhe nje kenaqesi qe kam aplikuar ne firmen tuaj.”
Qartesimi i intervistes
3. Nese keni pasur disa paqartesi gjate intervistes te cilat nuk keni arritur ti konsumoni diten e intervistes atehere perfitoni nga rasti duke i permendur. Pyesni sa me pak, pasi nuk eshte mire qe te dukeni sikur po e shkruani e-mail per kete arsye, pasi keshtu vlera e intervistes bie. Mund te beni 1 ose maksimumi 2 pyetje.
Mbyllja
4. Ne mbyllje te letres shkruani edhe nje falenderim te fundit. Mund te shtoni dicka si per shembull “Mendoj se aftesite e mia jane aq te mira sa per tiu pershtatur pozicionit ne fjale.”


Leave a Reply