
Pas ngjarjes tronditëse ku 18-vjeçari qëlloi me pistoletë bashkëmoshataren e saj sepse kjo e fundit nuk merrte në konsideratë ndjenjat e tij të dashurisë, fakte të reja që e bëjnë akoma edhe më shumë tragjike këtë ngjarje kanë dalë në dritë nga dëshmia e vajzës.
17-vjeçarja Emliha Toto ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga policia se, ka qenë mësuesja e matematikës, pikërisht nëna e autorit të plagosjes që e ka nxjerr nga ora e mësimit. Sipas dëshmisë së vajzës, Dilore Arshia e ka thirrur, ndërsa ajo ishte në mësim në mënyrë që djali i saj të bisedonte me 17-vjeçaren.
Kjo pasi, më parë vajza i ishte ankuar vëllait të saj për shqetësimet që i sillte Aldari dhe vëllai pas kësaj, ka kërcënuar 18-vjeçarin që ta linte të qetë motrën e tij.
Nëna e autorit të plagosjes, Dilore Arshia punonte si mësuese matematike në shkollën e mesme “Hamdi Rrapi” në Gjorm të Vlorës. Ndaj saj është marrë masa e largimit nga detyra nga ana e Drejtorisë Arsimore Vlorë me propozim të Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu masë përjashtuese nga puna është marrë dhe ndaj drejtoreshës së shkollës, Elsa Arshia, e cila është dhe halla e autorit të plagosjes.
Shekulli


Leave a Reply