Artisti që ka vënë në skenë mbi 100 valle në Shqipëri Kosovë e Maqedoni
Është ndarë nga jeta të martën rreth orës 14:00, krejt të papritur “Mjeshtri i Madh” i koreografisë shqiptare Sadi Halili, i cili ia kushtoi të gjithë jetën e tij valles dyshe, megjithëse pa këmbë në karrocën me rrota. Ishte festivali i 7-të valles dyshe në muajin shtator ku ishte dhe meraku I tij. Në mbrëmjen e pardjeshme Sadi Halili është dërguar në spitalin e Librazhdit i cili vuante prej vitesh nga sëmundja e diabetit, por edhe mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët i dhanë të gjithë mjekimet e duhura koreografi i njohur nuk mundi të shpëtojë. Dje rreth orës 14:00 të ditës Mjeshtri i Madh Sadi Halili u nda nga jeta ku do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 14:00. Gjatë ditës së sotme, në Shtëpinë e Kulturës Librazhd do të bëhen dhe homazhet e fundit në nderin të kontributi të Mjeshtrit dhe Koreografit të njohur Sadi Halili për ta përcjellë më pas në banesën e fundit. Mjeshtri Halili ishte i njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë kufijve në Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, etj. Pengu i tij mbetet 100 vjetori i pavarësisë, më datën 28 Nëntor kishte planifikuar të vinte në skenë vallen koreografike kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Ndarja e papritur i preu ëndrrën në mes.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk “Shkodrani


Leave a Reply