![]()
Institucionet shtetërore të Maqedonisë nëpër statistikat zyrtare akoma hezitojnë të përmendin Kosovën si partner strategjik apo si importuese më e madhe në rajon të mallrave nga Maqedonia.
Edhe raporti dhe komunikata e djeshme e Entit Shtetëror të Statistikave nuk përmend Kosovën, ndësa thuhet se sipas vëllimit të shkëmbimit tregtar , Maqedonia tregton më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Italisë. Këto 5 shtete marrin pjesë me 52, 5 për qind nga shkëmbimi i përgjithshëm tregtar.
Kosova qëndron në listën e 10 vendeve si partnerët më të mëdhenjë tregtar me Maqedoninë.
Shkëmbimi tregtar me vendet e jashtme nga periudha janar – korrik 2014 ka qenë mbi 7 miliardë dollarë. Edhe eksporti por edhe edhe importi shënojnë rritje në krahasim me vitin e kaluar.

INA


Leave a Reply