Një grup i studiuesve nga laboratori nacional ‘Brukheven’ në Nju-Jork, ka treguar se qendrat nervore në të cilat lind dëshira për ushqim të tepruar, janë të njëjta me ato që shkaktojnë varësinë ndaj drogës
Se prapa urisë fiksive qëndrojnë emocionet, ndërsa ngrënie a ushqimit përderisa na vjen të vjellim, i ngjan varësisë, edhe deri më tash ka qenë e ditur. Mirëpo, një grup i studiuesve nga laboratori nacional ‘Brukheven’ në Nju-Jork, ka treguar se qendrat nervore në të cilat lindë dëshira për ushqim të tepruar, janë të njëjta me ato që shkaktojnë varësinë ndaj drogës.
Studiuesit kanë vëzhguar edhe punën e hipokampusit, qendrës që lidhet me ndjenjat emocionale, të cilët tek varësi stimulon dëshirën, duke evokuar ndjenjat që lidhen me përvojat e mëparshme me drogën dhe kanë ardhur në përfundim se hipokampus ka të njëjtin rol edhe në rastet kur paraqitet dëshira për ushqimin, derisa deri më sot është konsideruar se roli i hipotalamusit, ishte më i rëndësishmi.
Deri te ky përfundim, shkencëtarët kanë ardhur pas eksperimentit, në të cilin personave me mbipeshë, në stomak u kanë vënë një lloj “pejsmejkeri”, i cili dërgon ndjenjën e ngopjes dhe në këtë mënyrë zvogëlon dëshirën për ushqim. Kur ky aparat ka dërguar sinjalet e tij, në trurin e personave me mbipeshë, nuk kanë lëvizur vetëm qendrat për oreks, por edhe disa rajone që lidhen vetëm me emocionet.
“Ajo që ndodh në trurin e personit i cili ha në bazë nervore, është shumë i ngjashëm me atë që ndodh tek përdoruesit e kokainës”, sqaron Xhin Xhek Vang, shef i ekipit shkencor. “Shpresojmë se studimi ynë hap qasje globale dhe gjithëpërfshirëse në problemin e mbipeshës”, ka shtuar ai.
Kosovasot


Leave a Reply