Dashi
Sot Hëna në shenjë duket shumë aktive, duke zgjuar te ju një romantizëm ndoshta të fashitur prej kohësh, por edhe duke ju shkundur nga një farë plogështie. Raporte intensive në planin sentimental.
Demi
Në përgjithësi kuadri yjor për ju që i përkisni kësaj shenje është pozitiv në shumë aspekte. Një takim mund të jetë një rast shumë i mirë për të përmirësuar raportet me dikë.
Binjakët
Nuk është momenti të ankoheni e as të hiqni dorë që në pengesat e para që ju janë shfaqur. Fusha profesionale e suksesshme, ndërkohë që në planin sentimental ka shumë për të bërë
Gaforrja
Preferoni gjërat e komplikuara dhe të vështirë më mirë se të ndjeheni të „mëshiruar” nga dikush që ju ofron zgjidhje më të thjeshta. Është një ditë për t’ u marrë me qetësi.
Luani
Edhe pse parashikohet një ditë e qetë, jeni ju ata që me shpirtin e aventurës mund ta bëni të trazuar. Në planin afektiv nuk e keni shokun, por në atë ekonomik jeni në vështirësi..
Virgjëresha
Ka nga ata që shpenzojnë shumë (energji dhe para) për të arritur qëllimin, ndërsa ju jeni nga ata që shpenzoni vetëm kur jeni të bindur se qëllimi e justifikon. Mbrëmje pasionale.
Peshorja
Është Hëna sërish ajo që ju bën pak, nervozë, pak pretenciozë, pak fodullë e pak gënjeshtarë, por ama pa i kaluar caqet. Sidoqoftë pritet e qetë, por duhet të tregoni më shumë arsye.
Akrepi
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, dita pritet të jetë përgjithësisht mjaft pozitive, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë moment tensioni në raportet me dikë. Më objektivë në gjykim.
Shigjetari
Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, pasi dikush përpiqet t’jua hedhë në një bisedë a ndonjë pazarllëk që ka të bëjë me punën tuaj. Interesante mbrëmja me partnerin.
Bricjapi
Edhe për të lindurit e kësaj shenje yjet premtojnë për një ditë të mirë në përgjithësi . E vetmja gjë që ku duhet të tregoni kujdes është sfera ekonomike. Shpenzoni shumë.
Ujori
Afërdita mjaft aktive në shenjë bën të fryjë fort era e dashurisë dhe e ndjenjave të bukura në përgjithësi. Mundohuni të përfitoni nga ky rast për të kaluar një ditë interesante.
Peshqit
Përpiquni të mbyllni të gjitha problemet që kanë të bëjnë me punën dhe kushtojani të gjithë kohën fushës sentimentale. Mund të forconi një lidhje të re në këtë aspekt.
Leave a Reply