
Një autokolonë me rreth 300 kamionë rusë me ndihma është nisur nga Moska në drejtim të kufirit të Ukrainës. Rusia thotë se po kamionët po transportojnë qindra tonë ndihma për civilët rusisht-folës në Ukrainën lindore.
Por Ukraina thotë se ndihmat do të lejohen të hyjnë vetëm në qoftë se ato së pari inspektohen nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Nga ana e saj, organizata humanitare Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha dje se nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet ruse në lidhje me dërgesat, dhe ajo është në pritje të informacionit mbi ngarkesat e autokolonës.
Është ende e paqartë se kur autokolona me ndihma do të përfundojë udhëtimin e saj 750 kilometërsh, ose se çfarë do të ndodhë në qoftë se ajo ndalohet në kufi.
Por autoritetet në Kiev thonë se kamionët rusë mund t’i transferojnë ngarkesat e tyre në kufi në kamionët e Kryqit të Kuq, të cilët e kanë përshkruar si shumë të rëndë situatën humanitare në Ukrainën lindore të shkatërruar nga konflikti.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply