Menjehere pas Konferences per shtyp ne seline e Arqipeshkevise mbi shpalljen e programit (http://spes.al/programi/) te Udhetimit Apostolik te Papes Francesku ne Shqiperi disa media online, vizive apo radiofonike kane dhene nje lajm te pasakte mbi nje pikë te ketij programi.
Sqarojme per te gjitha mediat dhe opinionin publik se sipas axhendes zyrtare Papa Francesku do te pritet ne aeroport nga Kryeministri i Shqiperise dhe se me pas do te udhetoje drejt Tiranes per ne Presidencen e Republikes, ku do te pritet nga Presidenti i Republikes se Shqiperise ne oren 9.30.
Pra nuk ka nje pritje ne Kryeministri sikurse disa media kishin shkruar.
Bashkengjitur do te gjeni edhe nje here programin zyrtar te kesaj vizite.
Ju lutem mediave qe kane publikuar kete pasaktesi ta korrigjojne.
dom Gjergj Meta
Pergjegjes i Pergjithshem i Struktures Informative per Viziten e Papes
UDHËTIMI APOSTOLIK I SHENJTËRISË SË TIJ FRANÇESKU NË TIRANË (SHQIPËRI)
21 shtator 2014
PROGRAMI
E djelë 21 shtator 2014
7.30 NISJA me avion nga Aeroporti i Roma Fiumiciono-s për Tiranë
9.00 CEREMONIA E MIRËSEARDHJES në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës, ku do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë
Pritja zyrtare
9.30: CEREMONIA E MIRËSEARDHJES në oborrin e Presidencës
VIZITË KORTEZIE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
10.00 TAKIM ME AUTORITETET në Sallën e Pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të Shenjtë
11.00 MESHA E SHENJTË në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të Shenjtë
LUTJA E ENGJËLLIT TË TËNZOT dhe fjalët e Atit të Shenjtë
13.30 TAKIM DHE DREKË ME IPESHKËVINJTË SHQIPTARË dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike
16.00 TAKIM ME KRERËT E BESIMEVE TË TJERA DHE KOMUNITETEVE TË KRISHTERA në Universitetin Katolik “Nëna e Këshillit të mirë” – Fjalim i Atit të Shenjtë.
17.00 KREMTIM I LUTJES SË MBRËMËSORES me Meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës – Fjalim i Atit të Shenjtë.
18.30 TAKIM ME FËMIJËT E QËNDRËS BETANIA dhe me një përfaqësi personash të qëndrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në Qendrën Betania – Fjalim i Atit të Shenjtë.
19.45 CEREMONIA E LARGIMIT në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.
20.00 NISJA me avion nga Tirana drejt Aeroportit të Roma Ciampino-s.
21.30 MBËRRITJA në Aeroportin e Roma Ciampino-s.
Ky informacion edhe marre nga Facebook



Leave a Reply