Ty, që endrrën m’a mban zgjuar.
Edhe shpirtin m’a bën erë.!
Mijra herë më ke lënduar.
S’të urreva, asnjëherë..!
Ty, që zemrën të dhurova.
Si të ishte, një pikturë.
Dhe pse veten e përcmova.
Ty, nuk të urreva kurrë..!
Dashuria ka urrejtje.
Mirëpo une se gjeta dot.
Nuk harrova të të dua.
Dhe pse je motiv për lot’..!
Dhe pse je ti shkak i heshtjes.
I mërzis që më mbyll sytë.
Perëndia e kurreshtjes.
T’adhuroj dhe pse më mbyt..!
T’adhuroj edhe i mbytur.
E vetmja udhë që më le ti.
Nuk do t’lodhem duke pritur.
Dhe pse ”ardhje” s’ka, e di..!
Ty, që ëndrrën m’a mban zgjuar.
Edhe shpirtin m’a bën erë.
Mijra milje e mërguar.
E unë pranë të ndjej përherë..!
Nuk ka jetë pa pasur vuajtje…
Dashuri, nuk ka pa jetë…!
Bledi Ylli..krijime te reja
fjalakashpirt.weebly.com/dashuri-dhe-jeteuml.html


Leave a Reply