
Tirana është përfshirë javën e fundit nga “netë të bardha” të cilat kanë qenë të zhurmshme. Resortet më luksoze të kryeqytetit janë mbipopulluar këto ditë nga maturantët të cilët kanë organizuar mbrëmjen e ndarjes me shokët dhe shoqet e klasës.
Përveç stresit të provimeve, ishte dhe stresi i përgatitjes për këtë festë, sidomos nga vajzat. Pavarësisht rezultateve të dobëta me të cilat rezultoi ky vit shkollor për ta, përsëri, asgjë nuk e prishi planin e tyre për harbim ditën e “lamtumirës” me njëri-tjetrin, raporton Dita.
Ndryshe nga vite më parë që gjimnazistët kujdeseshin për të blerë një bluzë të bardhë apo këmishë e të firmosin emrat e shokëve dhe shoqeve në të, tashmë gjërat janë më të komplikuara. Hall më vete është veshja që duhet të zgjedhin, limuzina apo makina më e shtrenjtë, shoqja apo shoku që do të shoqërojë në mbrëmje etj./Tema/














Leave a Reply