Një tragjedi familjare ka ndodhur në SHBA, ku babai ka vrarë me armë 4 fëmijët e tij dhe 2 persona të tjerë, në një qytezë në afërsi të Hjustonit në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Njëri prej fëmijëve ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Ndërsa, njëra nga vajzat e tij adoleshente rreth 15 vjeç është plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku babai i tërbuar ka rrëmbyer armën dhe ka vrarë fëmijët e tij në shenjë hakmarrje, pasi gruaja e tij e kishte lënë.
Policia amerikan ka bërë të ditur se viktimat janë dy djem, të moshës 4 dhe 14 vjeç; dy vajza, të moshës 7 dhe 9 vjeç; një burrë 39-vjeçar dhe një grua 33-vjeçare. Ndërsa, ka mbetur e plagosur vajza e tij 15-vjeçare.
Mësohet se autori i ngjarjes është arrestuar pas dy orësh negociata me policinë dhe është një burrë rreth të 30-ve me mjekër dhe nuk shfaqi shenja agresiviteti në momentin e arrestimit.
Mësohet, se policia fillimisht është lajmëruar nga njëri nga fëmijët, duke thënë se babai i tyre kishte rrëmbyer një armë dhe kishte shkuar në shtëpinë e gjyshërve të mamasë së tyre, ku ata jetonin dhe do t’i vriste të gjithë.
Policia, ka nxituar për të shkuar në vendngjarje, por s’ka mundur të shpëtojë dot fëmijit nga babai monstër. Deri tani nuk janë dhënë detaje nëse dy viktimat e rritur kanë lidhje familjare me nënën e fëmijëve apo me autorin e ngjarjes.
Ngjarja ka rihapur debatin e lejimit të armëmbajtjes që është ndër shkaktarët kryesorë të viktimave në Shtetet e Bashkuara në një vit. /AbcNews/
Leave a Reply