Shkodranja u shit nga familja te plaku maqedonas për 3.500 euro ?!
Në qendër të Manastirit tek stacioni i autobusëve një grua e re vrapon të kapi autobusin e linjës urbane. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Ajo është vetëm njëra nga qindra vajza shqiptare, të cilat janë shitur nga familjet e tyre për burra të moshuar maqedonas.
26-vjecarja: Familja më shiti te plaku maqedonas për 3500 euro
MANASTIR- Në qendër të Manastir it tek stacioni i auto busëve një grua e re gati vrapon të kapi urbanin e linjës. Për fat të keq të saj ajo nuk e kapi, për pak metra. Gruaja mallkon në gjuhën shqipe shoferin e autobusit: “Edhe ti o i mallkuar për pak sekonda nuk më prite”. Gjithë skenën e ndoqëm së bashku me gruan nga xhami i makinës tonë. – Ku do të shkosh e pyetëm dhe ajo e pikëlluar na u përgjigj; Në Shqipëri. E morëm me vete dhe filluam të bisedojmë. Marie N është nga veriu i Shqipërisë dhe familja e shiti tri vjet më parë në Maqedoni te një burrë i moshuar, vetëm për 3500 euro. Ajo tanimë është 26 vjeç, ka një fëmijë 3 vjeç e jeton zgjedhjen e prindërve edhe pse pa dëshirë.
Ju jeni shqiptare nga Maqedonia?
Jo more vëlla jam nga zona e veriut të Shqipërisë, nga Malësia e Shkodrës
Po çfarë doni ju në Manastir?
Jam e martuar në veri të krahinës së Pellangonisë me një burrë maqedonas 52 vjeçar.
Si je martuar në zonë kaq të thellë të Maqedonisë prej Malësisë së Shkodrës?
Me disa sekserë nga Shkodra që merren me këtë punë të pisët, na shesin në si lopët në pazar nëpër fshatrat e thella të Maqedonisë me burra të moshuar.
Ju dukeni e re, sa vjeç jeni?
Jam 26 vjeçe
Si keni marrë një burrë kaq të moshuar?
Përjetime më të dhimbshme dhe jetë më të vështirë se kjo nuk ka ku të vejë.
A ju keqtrajtojnë?
Jam e keqtrajtuar nga sllavo-maqedonasit ku shahet nëna shqiptare në çdo cep të shtëpisë, djalit tim tre vjeçar nuk mund t‘i flas shqip asnjë fjalë, ai nuk duhet të mësojë gjuhën shqipe edhe pse nënë e ka shqiptare .
Ju po shkoni në Dukagjin?
Po kam marrë një mesazh në telefon se nëna është shumë e sëmurë. Më dhanë tre ditë lejë duke më mbajtur djalin tim të vogël.
Si quhet djali juaj?
Zoran
A ka vajza të tjera nga nga Shqipëria të martuara në këto anë?
Po ka shumë. Unë mund t’ju them se vetëm në fshatrat e Pellangonisë së Manastirit deri në fshatrat malore të Veleshit janë mbi 500 vajza shqiptare që janë martuar me të moshuar nga Maqedonia të cilat janë shitur nga këta menaxherët shkodranë me euro nga familjet e tyre të varfra në
Shqipëri.
Nga cilat zona të Shqipërisë janë këto vajza?
Pjesa dërrmuese e tyre janë nga Malësia e Shkodrës, Dukagjini, Mirdita, Kruja.. kryesisht nga zonat e thella malore.
A keni ju ndonjë mesazh?
Dua të përcjellë një porosi vajzave shqiptare që të mos përjetojnë të njëjtin fat si timin dhe atyre qindra shqiptare që janë martuar me burra të moshuar maqedonas, por edhe shteti shqiptar të ndalojë urgjent këtë dukuri, këtë të shitjes së femrave shqiptare si skllave. Këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar dhe cenim të rëndë të lirisë së femrës shqiptare. (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Leave a Reply