Kishte fshehur 1 ton marijuanë në tavanin e shtëpisë së tij, me shpresën se policia pas kontrollit nuk do të gjente gjë, por 60-vjeçari nga Lazarati, Pertef Ibrahimi, nuk ka pasur “fat”.
Aksioni i policisë së shtetit, i cili vazhdon thuajse prej tri javësh, ka rezultuar frytdhënës ditën e sotme, teksa oficerët gjatë një kontrolli rutinë kanë zbuluar sasinë e madhe të lëndës narkotike, e cila ishte e përgatitur për trafikim.
Nga ana tjetër, sipas njoftimit të policisë, ndaj shtetasit Pertef Brahimi, përveç akuzës për kultivimin e lëndëve narkotike, rëndon edhe ajo e sulmit ndaj policisë dhe armëmabjtjes pa leje.
Policia e shtetit bën me dije se ka sekuestruar edhe 7 armë zjarri kallashnikov në banesa të ndryshme gjatë kontrollit të sotëm, një aparat mina-kërkues dhe 2.410 fishekë.
(gazeta-Shqip.com)



Leave a Reply