Ka qenë edhe Shqipëria në në listën e 193 vendeve që janë përgjuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë, ose NSA.
Lajmi bëhet i ditur nga një artikull i gazetës amerikane “Washington Post”, e cila ka publikuar disa dokumente të klasifikuara, të cilat mund të jenë marrë nga nënkontraktori i NSA, tashmë në ekzil në Rusi, Eduard Snouden.
Sipas gazetës amerikane, Shqipëria paska qenë pjesë e 193 shteteve, ku NSA ka kryer përgjime telefonatash dhe të postës elektronike.
Në listë nuk figurojnë të përgjuara nga NSA-ja vetëm shtet anglishtfolëse: Anglia, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia, dhe SHBA.
“Washington Post” shkruan se fusha e përgjimeve të NSA-së është shtrirë edhe të organizatat e fuqishme ndërkombëtare, ku mësohet se janë bërë përgjime te OKB-ja (Organizata e Kombve të Bashkuara), BB-ja (Banka Botërore), FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), BQE-ja (Banka qendrore Europiane) dhe një sërë organizmash të mëdha deri në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Sipas prestigjioze amerikane, gjykatat dhe Prokuroria e përgjithshme në SHBA i kanë hapur rrugë NSA-së për të kryer këto përgjime.
(gazeta-Shqip.com)



Leave a Reply