Vellezerit Zena, te cilet per vite te tera i kane dhene shpirtin kenges popullore elbasanase apo asaj qe eshte quajtur kenga popullore e Shqiperise se Mesme, kane qene protagoniste te saj per dekada te tera. Sot, nga te dy vellezerit e famshem ne gjithe vendin e vazhdon ende aktivitetin artistik ne Shqiperi vetem Mehdi Zena, i cili jeton ende ne qytetin e Elbasanit. Ne kete interviste per gazeten “Sot”, ai eshte shprehur rreth tradites se familjes Zena ne kengen popullore, per shnderrimin qe kenga popullore ka pesuar sot dhe vlerat qe kenga elbasanase mbart ende sot e kesaj dite.
Sa e lidhur ka qene familja Zena me kengen popullore qytetare elbasanase?
Familja ime ka lidhje te hershme me kengen popullore qytetare, per arsye se babai im ka qene kengetar dhe instrumentist me orkestrinen e Usta Isufit, keshtu qe cdo kenge qe ishte dhe cdo kenge qe dilte fillimisht e kendonte babai im. Nga kjo morem edhe ne, une dhe me vone vellai im, Demiri dhe qysh te vegjel kemi filluar te kendojme ne shtepine e pionierit, ne koncertet me rinine. Qe ne moshen 12- vjecare une i jam bashkangjitur skenes ne nje koncert te rinise ne Durres. Fillimet e mia dhe njohja ne publik ka qene ne vitet 1974, fale suksesit qe kishim me koncertet e grupeve amatore te ndermarrjeve, ku une me Demirin merrnim pjese ne Estraden e ndermarrjes riparim sherbimeve. Aty na shikon dhe na degjon Mithat Stringa, i cili therret Alfons Ballicit e i thote “Mbreme kam degjuar nje duet. Ma i persosuri qe kam degjuar!”. Ne kemi qene duke kenduar “Iku nata, agun malet” e qe nga ai moment u beme pjese e jetes artistike te Shtepise se Kultures dhe Estrades.
Ne Festivalin e pare te Kenges Popullore Qytetare, ne fund te viteve â??74, ku ishin pjesemarres artiste te njohur te skenes si: Bik Ndoja, Hafza Zyberi, Zan Zyberi, Zeliha Sina etj, pata debutimin tim ne kete festival me nje duet me kengetarin e njohur shkodran Bik Ndoja me kengen “Del nje vajze prej Hamami”, te perpunuar nga Alfons Ballici. Nga viti 1976 ne filluam rregullisht ne Estraden e Teatrit “Skampa” dhe gjate gjithe ketyre viteve, ku pervec puneve te tjera qe na shoqeronin ne jeten e perditshme, ne nuk i jemi shkeputur skenes. Edhe sot une vazhdoj te kontribuoj ne kete skene si profesionist.
Sa i eshte bashkangjitur zeri juaj kenges popullore qytetare elbasanase?
Nuk eshte mire te flasesh per veten, me mire eshte te flasin te tjeret. Ne kete e ndjejme tek njerezit, jo vetem nga elbasanasit, por edhe nga njerezit ne rrethe te tjera, qe na simbolizojne me kengen qytetare elbasanase, duke na quajtur adapt per ate pune. Jo vetem te kenges se Usta Isufit, por edhe te Mustafa Bodinit dhe Leksi Vinit, fale edhe prej disa artisteve te tjere, si Alfons Ballici, Rustem Serica, Has Topalli, Sopot Serica. Gjithmone na e pershtatnin kengen me zerin, por ne shume raste edhe i kemi zgjedhur vete. Kenget e atyre viteve jane percjelle mire nga une dhe vellai im Demiri, por edhe kengetareve te tjere si B. Tafani, M. Mehja, Z. Zdrava etj, sepse kenga elbasanase eshte nje kenge e shtruar dhe kjo ka bere pershtatjen e saj nga ne. Edhe me pare kenga popullore ka qene kenduar neper odat e shtepive elbasanase, kur burrat ulur neper postiqe i kendonin dashurise, natyres dhe bukurise shpirterore. Edhe sot njerezit nuk e dine qe usta Isuf Myzyri ka qene nje bektashi dhe nje pjese e mire teksteve iu kushtohet figurave te teqeve, por qe tingellojne sikur ky i kendon ndonje te dashure. Kjo ka qene mjeshteria qe u ofron kenga qytetare elbasanase ketyre ustallareve te medhenj te kenges popullore qytetare elbasanase.
Dikur “Vellezeri Zena”, sot Mehdi Zena…
Po, eshte e vertete. Demiri ka vite qe ka ikur nga Shqiperia per ne Amerike. Te gjithe na simbolizonin si “Vellezerit Zena” dhe une gjithmone e kam ndjere mungesen ne keto vite te vellait tim, Demirit. Artdashesit e kenges popullore nuk na njihnin me emrat tona, por i kishin shkrire ne nje, Vellezerit Zena. Me Demirin une me shume kam qene shok sesa vella, sepse nuk jemi ndare as ketu ne Elbasan, as ne turne jashte shtetit. Gjithmone kemi qene bashke dhe kjo qene arsyeja pse e kam konsideruar me shume shok se vella. Ikja e Demirit domosdo ka bere punen e vet, megjithate une jam munduar si ai te mbijetoj edhe vetem.
Duke qene nje familje me tradita ne drejtim te kenges popullore, si jeni ndjere kur keto kenge i keni kenduar te deformuara?
Ajo kohe mos ardhte me per disa gjera, sidomos prej cungimit dhe deformimit qe ju be teksteve. Edhe ne cuditeshim se ku figura e Usta Isufit nderohej me titull “Artist i Popullit” dhe ne te njejten kohe deformoheshin tekstet. Madje, njeri tekst ka qene kenga “Iku nata, agun malet”, qe ata e bene “M’i gezofsh te gjitha oxhaqet qe nga Krasta ne Bradashesh”. Thua se e dinte i madhi Usta Isufi qe do te ndertoheshin konservimi bashke me metalurgjine! Kjo tregon qe ne kemi hasur ne shume veshtiresi. Flitet shume per dhunen e diktatures, por per ne artistet dhuna eshte perdorur ne ndryshimin e te kenduarit te teksteve origjinale, per nje fjale dyqan ato thoshin do te heqim krejt kengen se eshte fjale turke. Duke qene se kenget i kishim mesuar qe ne femijeri, ne shume raste harronim tekstet e reja, se ishim mesuar me ato te vjetrat, gje qe per ne krijonte problem kur ngjiteshim ne skene.
A mendoni se kenga popullore qytetare elbasanase e ka kaluar Shqiperine e mesme?
Ne kemi zhvilluar shume turne ne te gjithe Shqiperine. eshte e vertete qe kenaqesine me shume e kemi ndjere ne Veri, pikerisht ne qytetin e Shkodres, ne djepin e kultures dhe te dashurise per kengen popullore. Kjo per arsyen se kenga e Shqiperise se mesme pelqehet ne kete qytet dhe une kujtoj me nostalgji koncertet qe ne jepnim ne Shkoder. Linin mbresa te medha: nga 7 dite qe ishte shfaqja, ne qendronim 17 dite dhe biletat shiteshin dyfish. Duhet ta theksoj, se ne jemi pritur mire edhe ne Jug te Shqiperise, ku ruajme kujtime te mira qe na ka afruar publiku i artdashesve te qytetit te Gjirokastres, Vlores etj. Por me shume kengen tone e kendojne zona e Gjakoves dhe ne biseda me kengetaret e degjuar kosovare, ata shprehen se Elbasani, Shkodra dhe Gjakova kane ditur ta ruajne kengen popullore dhe kenget e ketyre rretheve percillen mire ne keto qytete. Prandaj ne pelqehemi shume edhe sot. Une jam i ftuar ne gezimet familjare te qytetareve shkodrane, por edhe atyre Gjakovare dhe ky eshte nje vleresim qe me behet mua, si percues i trashegimise se kenges popullore qytetare elbasanase.
Si ndiheni qe kenga popullore ka marre nje drejtim tjeter?
Jua shpreh me sinqeritet se me vjen keq, qe kenga popullore shqiptare huazohet nga disa kompozitore dhe kengetare te rinj dhe me vjen cudi. E kam shprehur edhe me pare, se ku kane qene gjithe keta kengetare? Une jam qe te evoluoje zhanri i muzikes dhe pikerisht ai kenges popullore, sepse kenga popullore tregon identitetin e nje kombi. Po ashtu, denoj ato qe huazojne kengen popullore qytetare me ato greke, turke apo edhe arabe, gje qe nuk i bene mire trashegimise kulturore te vendit tone. Me probleme te tilla jemi ndeshur edhe ne ne shtepite diskografike, ku na eshte imponuar futja edhe e ndonje kenge, qe sipas atyre pelqehet ne treg.
cfare mendimi keni per punen e institucioneve kulturore artistike, ne pergatitjen e kengetareve te rinj ne zhanrin e kenges popullore?
eshte me te vertete per te ardhur keq qe keto institucione, qe stimulojne brezin e ri per te kenduar kengen popullore, nuk punojne aq sa duhet ne kete drejtim. Ne shume institucione kulturore te qytetit, si ne ate te kultures ashtu edhe ne estrade, nuk afrohen kengetare te rinj, qe ne me te vjetrit t’ua leme plejaden tone disavjecare brezave te ardhshem, qe kenga popullore qytetare te behet e dashur per cdo familje elbasanase. Largimi i shume krijuesve elbasanas e ka lene te fjetur kengen popullore. Sot ndihet vlera e madhe qe ka dhene Ballici, Has Topalli per zhvillimin e jetes kulturore ne kete qytet dhe disa pseudo- artiste e kane kthyer jeten kulturore ne varesi te preferencave te tyre, gje qe nuk i sjell mire as zhvillimit te jetes kulturore te ketij qyteti, por as artdashesve elbasanas, qe dita nga dite i largohen skenes. Kjo per mua eshte timpan per ata qe kane vesh ta degjojne.
ARKIV
Leave a Reply