Kjo fjali ka tronditur mijëra fansa të aktorit turk Kenan Imirzalioglu, i njohur ndryshe si Ezel, i cili përveç talentit të tij pëlqehej shumë nga femrat edhe për fizikun që ka. Artisti gjatë një qëndrimi në Rusi ka dhënë një intervistë në të cilën ka vendosur më në fund të bëjë “outing”. “Unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër, prandaj vendosa të dal hapur! Ndryshe nga kolegu im Burak Ozdžavit aktor i telenovelës “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili dy muaj më parë u kap duke u përqafuar me një burrë. Kur unë kapem me dikë në atë pozicion, do të thotë se është një njeri që dua”, ka rrëfyer ai. Edhe më parë këta dy aktorë janë bërë pjesë e thashethemeve të shtypit turk, që hidhnin dyshime mbi seksualitetin e tyre, por ata i kanë mohuar këto zëra. Gjithashtu, mësohet se “Ezeli” pak muaj më parë i ka dhënë fund edhe lidhjes së tij gjashtëvjeçare me aktoren Zejnep Beserler.
BLUETOOTH
Per”Alba – Dansk”Shkodrani


Leave a Reply