Dashi
Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do mendoni ne çdo moment ta surprizoni atë qe keni ne krah. Beqaret do kërkojnë me çdo kush te fillojnë një lidhje me te parin qe do ju dale para. Vetmia dhe rutina nuk durohet me. Financat edhe mund te kenë tronditje, por ju do jeni ne gjendja ta marrin ne dore situatën.
Demi
Do jeni paksa te shpërqendruar sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjerat nuk do shkojnë si i kishit menduar. Situata sa vjen e mund te behet me problematike po nuk morët masa. Beqaret do jene pa fat ne dashuri dhe do mbeten serish te vetmuar. Klima yjore do jete e përshtatshme për financat. Do jeni shume te zotet dhe do i menaxhoni me maturi ato.
Binjaket
Dite mjaft e favorshme kjo për te dashuruarit. Me ne fund do arrini t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete. Beqaret duhet t’iu kushtojnë vëmendjen e duhur personave qe do i joshin sepse me te vërtetë mund te kenë vlera pa fund. Financat do fillojnë te kenë përmirësime. Do arrini te kryeni edhe ndonjë investim te vogël.
Gaforrja
Juve qe jeni ne një lidhje do keni debate te forta me partnerin gjate kësaj dite. Gjithsecili do ketë mendimet e tij lidhur me një çështje te caktuar dhe nuk do bini aspak dakord. Beqarët do jene gati për te filluar një lidhje ose një aventure me personat qe do i joshin. Sektori i financave do jete goxha delikat. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.
Luani
Do pranoni te diskutoni ne qetësi dhe te bashkëpunoni sot me atë qe keni ne krah. Kjo do ju beje mire dhe do ju afroje mjaft me njeri-tjetrin. Beqaret do hedhin goxha hapa drejt një lidhjeje te qëndrueshme dhe mjaft emocionuese. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini ta mbani gjithë kohës gjendjen te stabilizuar.
Virgjeresha
Marrëdhënia juaj ne çift do jete mjaft dinamike gjate kësaj dite. Do jeni te vetëdijshëm për problemet qe mund te sjelle monotonia dhe do Beni çfarë te mundeni qe te mos e lejoni te behet pjese e jetës suaj. Beqaret nuk do e gjejnë as sot dashurinë, megjithatë nuk do kalojnë një dite pasive. Ne planin financiar do keni sukses pa fund dhe gjendja do ketë përmirësime.
Peshorja
Do keni shume komplekse sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do ketë probleme. Mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret ka shume gjase te mbyllen ne vetvete dhe te mos përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për aventura. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju te shpenzoni me maturi. Po e tepruat do keni goxha vështirësi.
Akrepi
Duhet ta kontrolloni veten sot juve qe jeni ne një lidhje dhe te mos e kritikoni për gjithçka atë qe keni ne krah. Pranoni se shpeshherë edhe ju e keni gabim. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe te mos pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Ne planin financiar do jene familjaret ata qe do ju ndihmoje ta përmirësoni situatën.
Shigjetari
Harmoni, gëzim dhe emocione pa fund. Situata ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e mire. Secili prej jush do beje aq sa mundet për te mbajtur zgjedhat edhe zjarrin e pasionit. Beqaret ka rrezik te tregohen impulsive dhe do pranojnë te fillojnë aventura me persona qe nuk ju përshtaten aspak. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do i zgjidhni edhe problemet.
Bricjapi
Dite shume trazuar dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje si e kishit programuar. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por jo te gjithë do jene me fat. Beni durim edhe për pak kohe. Situata financiare do filloje te ketë përmirësime. Do merrni fryme lirisht dhe do shpenzoni pa frike.
Ujori
Do keni debate te forta sot me atë qe keni ne krah sepse për çdo gjë do keni mendime te ndryshme. Mundohuni te jeni me te hapur dhe te toleroni. Beqaret do kalojnë një dite mjaft te këndshme dhe te mbushur me takime interesante. Financat do filloni t’i menaxhoni me më tepër seriozitet se me pare. Gjendja do jete shume me e mire.
Peshqit
Dite goxha e vështirë kjo për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do eci si e kishit menduar dhe mosmarrëveshjet do jene te shumta. Beqaret do tërhiqen mjaft nga disa persona qe dikur i kane tallur. Ne jete mund te ndodhe gjithçka. Ne planin financiar çdo gjë do verat nga ju. Duhet te mateni mire para se te kryeni shpenzime qe te mos keni asnjë vështirësi.


Leave a Reply