
Kur ti të vdesësh
ja ku të betohem….
Po s’shkuan dyzetë ditë
unë nuk martohem.
Dhe do e prish zinë
për burrin e parë
kur një tjetër
burrë të marrë.
– Do mbajtur zi
bëj zemrën gurë,
e mjera unë
dy muaj pa burrë.
Po si mund të thoni
se nuk e desha
vetëm pse rrobë
të zezë nuk vesha ?
Nga dhimbja e madhe
zemra ka ngrirë,
me buzë të kuqe
vetull të nxirë.
– Dhe ju o fëmijë
mos thërrisni mama,
se do të shkoj larg
tju gjej baba………
Po vjen dhe dimri
mos ardhtë kurrë
se nuk kalohet
dimri pa burrë.
Në më do Shefit
gojë mos hap,
se merr vesh Kadriu
dhe ngjallet prap.
I bëra nderimet
dhe se harrova,
bëri të dyzetat
pastaj u martova.
Nënë më të mirë
se unë nuk ka
u hoqa zvarrë
tju gjej baba.
Dhe veç për ju
fëmijë mendova,
– A doni babi ?
– Ja u martova….
Tradhëtarë dhe tradhëtore ( SATIRIKE )
Pret kjo gruaja në dritare
filloi – mallkoi -më s’ju durua.
ky burrë ziu u harrua fare
mjera unë, – “çorba” mu ftua.
Vet shkon edhe bën gallata
mua më lë punët dhe shtëpinë
më s’gatuaj, – as nuk laj pjata
shkoj qaj hall’ me mullixhinë.
Porsa burri nis imagjinon
dhe me mëndje thur ndonjë plan
e mira grua të nderon
ndër pesë komshij-gjashtë përlan’
Burrat me komshije tradhëtojnë
ndërsa gratë janë besnike.
por mos vallë po harrojnë
komshija është grua oj lum’ mike.
Këta burrat jan rezil fare
gratë, – të urta dhe punëtore
tradhëtarë të lidhjes bashkfshatare
apo të lidhjes bashkshortore ?
– Tradhëtarë dhe tradhëtore
ju fundërina të shoqërisë
maska juaj shekullore
qoftë mallkim i perëndisë.
Artan Gjozi
poeziartangjozi/


Leave a Reply