Mërkuri bën ndonjë “prapësi” të vogël, por ju e keni marrë veten dhe jeni në gjendje që të kontrolloni më së miri punën dhe sjelljen tuaj.
Demi
Përgjithësisht një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje, ndonëse në momente të caktuara mund të keni ndonjë moment nervozizmi.
Binjakët
Kuadri yjor për ju sot është pozitiv, sidomos tani që Merkuri është në një orbitë që favorizon si krijueshmërinë tuaj, ashtu edhe pasionet.
Gaforrja
Është përsëri Afërdita, ylli i dashurisë ai që do të dominojë në shenjë dhe së bashku me Jupiterin do t’jua lehtësojë shumë punën.
Luani
Me Mërkurin nga një anë dhe Afërditën nga ana tjetër dita mund t’ju ofrojë momente interesante në fushën e raporteve ndërpersonale.
Virgjëresha
Me Marsin në harmoni me Afërditën, dita e sotme do të jetë plot impenjime dhe strese, por do të sjellë edhe rezultate shumë të dëshiruara.
Peshorja
Lëvizja e re e Marsit në shenjë tuaj do të ndikojë për disa ditë negativisht tek ju, kini kujdes për t’i marrë gjërat më shtruar.
Akrepi
Edhe për ju janë Merkuri edhe Afërdita yjet që do t’ju mbështesin, por sot duhet të frenoni impulset për të vepruar pa u menduar.
Shigjetari
Përsëri qielli juaj është “dingas” me yje të mirë, prandaj nëse sot nuk do të arrini të konkludoni, do të thotë se faji është i gjithi i juaji e jo i yjeve.
Bricjapi
Hëna ju sheh paksa “shtrembër”, por sot nuk ka ç’ju bën, sepse jeni nën mbrojtjen e Mërkurit. Kujdes, sepse mund t’i ndërlikoni vetë gjërat.
Ujori
Kuadri yjor është shumë pozitiv dhe Hëna do të sjellin stimuj të rinj në planin sentimental. Jeni skeptik për një propozim që do t’ju bëhet.
Peshqit
Pas një periudhe nga ato kur duket se gjërat nuk shkojnë si duhet, situata po kthehet në favorin tuaj dhe nga kjo duhet të përfitoni.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply