Ambasada amerikane në Prishtinë pret të bashkëpunojë me qeverinë e re në çuarjen përpara të aspiratave euro-atlantike të KosovësAmbasada amerikane në Prishtinë vlerësoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë ishin në masë të madhe të besueshme dhe në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
Në një deklaratë për opinion, ambasada shprehet e inkurajuar me zgjedhjet e djeshme. “Presim bashkëpunim me qeverinë e re në çështjet kyçe të cilat do të ndihmojnë në avancimin e aspiratave euro-atlantike të Kosovës”, thuhet në deklaratë në të cilën vlerësohet puna e të gjithë mekanizmave që janë përkujdesur për procesin e zgjedhjeve.
“Duke ndërtuar mbi suksesin e votimit të vitit të kaluar, zgjedhjet e djeshme edhe më tej vërtetuan se Kosova është plotësisht e aftë që të mbajë zgjedhje korrekte dhe transparente të cilat përmbushin standardet ndërkombëtare. Mbesim të inkurajuar nga përpjekjet individuale për t’i shprehur të drejtat e tyre demokratike qoftë duke votuar për herë të parë apo duke e siguruar besueshmërinë e procesit. Fuqia e Kosovës qëndron në pjesëmarrjen dhe integrimin e plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të arritur një të ardhme më të begatë”, thuhet ne deklaratë.
Zeri i Amerikes
Leave a Reply