
Doja të të dua,sigurisht që doja,
Doja të të shihja,ty, si perëndi,
Edhe pse e dija që shumë po gaboja,
Gabimi im i këndshëm, mban emrin “dashuri”.!
Ti, ishe një “bote” tjetër e unë aty jetoja,
Aty nuk kishte ligje, kish’ vec mirësi,
Kur dilja në anë’ tjetër, më thoshnin që gaboja,
E tek ty kur “hyja” cdo gjë ish’ mrekulli..!
Ajo “bota” jote nuk kishte përcaktime,
E as fe nuk njihte, as mosh edhe as ngjyrë,
Por ish “ana tjetër”, gjithë paragjykime,
Aty ku të gjithë zerat kishin një fytyre..!
Her’ këtej e her’ andej, tek ti folen e ngrita,
Aty ku valët sillnin plotë ndjenja dashuri,
Aty ku edhe territ nuk i mungonte drita,
Aty ku edhe hëna, nuk ndillte nostalgji..!
Her’ këtej e her’ andej, një ditë do vinte fundi,
Se c’do gjë e bukur nuk mund të zgjas përjetë,
Gjithë ajo vajtje-ardhje, në bindje më lekundi,
E zgjodha “botën” tjetër dhe pse se doja vetë.!
Tani kur më sjellë rruga ne kufijtë e tua,
Përpara portës kycur, me mall rri e vështroj,
Ndizet prap dëshira mbushur plotë “te dua”,
“Më lini ju o njerëz, më lini të gaboj”..!
Doja të të dua, sigurisht që doja,
Doja dhe të kisha, ty, si perëndi,
Mi’jra herë të tjera, sikur ta provoja,
Te njëjtin gabim të këndshëm, do t’bëja përsëri…!
Bledo.L.Ylli


Leave a Reply