Ne kuadrin e dites se nenes,qe festohet ne te gjithe boten,poetja shqiptare me banim ne Itali, mikesha e mire e Alba – Dansk z. Edlira Doko, na sjell nje buqete me poezi per kete dite te shenuar. Poezia e saj i buron nga shpirti i saj poetik. Ajo nuk ndalet se krijuari. Ne poezine e saj ajo shpreh ato ndjenja te forta dhe shume emocionale ,per jeten,per familjen,per dashurine ,per vendin e saj te lindjes,per natyren e bukur shqiptare dhe per cdo gje qe na rrethon. Asaj nuk i ike asgje pa e sjelle ne poezine e saj. Poezia e saj eshte sa frymzuese ,sa emocionuese per te gjithe miqte e saj poete ,por dhe te gjithe te tjreret qe e ndjekin me shume endje poezine e Edlires. Ajo eshte e lire dhe fluturon ne qiellin e poezise se saj ,duke prekur e shijuar me flatrat e saj ,cdo gje te bukur dhe ashtu ajo vazhdon rrugetimin pa u ndalur duke na sjelle cdo dite poezi te bukura dhe me shume vlera. Dhe ne i themi vazhdoni e nderuar dhe mos e ndalini ritmin e krijimit ,packa se nganjehere dikush e gjuan nga nje gur ne rrota per te ndalur hovin,por ne rrugen tuaj ka edhe xhelozi nga ndonje nga “miqte” tuaj, por edhe ata do te binden nje dite .
Ju vazhdoni krijoni dhe pena juaj mos paste te ndalur asnjehere,me poezine e bukur shqipe.
Fol shqip…a ka gje me te bukur se shqipja ime…kete po ben edhe poetja jone Edlira !
Suksese e nderuar z.Edlira !
Ne vazhdim poezite per diten e nenes.
NË GJIRIN TËND…
Më prit nënë, tek shkalla…mos hyrë brenda.
Po vij, me flladin e parë, sapo të çelë dita,
Hapi dritaret, të hyjë era, siç ma ka ënda,
Të kujtoj, ditën e atëhershme, kur të putha e ika!
Kujtim, kam lotin tënd në faqen time, edhe sot.
Sa herë ndiej mall, me dorë ia heq dhimbjen,
Lutem të jesh mirë, them: jepi jetë o Zot..!
Sa herë më thua: çupë, marrsh nga jeta ime !
Më merr, nëna ime në prehër, më merr…
Në krahët e tu të dremis, si dikur fëmijë,
Ngela ajo e vogla, nuk rritem asnjëherë,
E ndonëse jam vetë nënë …kërkoj tëndin gji !
SONTE DO VIJ UNË…
Natën e mirë, moj nënë…Natën e mirë..!
Mos u mbulo kësaj nate, se do vij unë,
Lehtë, pa të trembur, në ballë do të të puth,
Do të t’ mbuloj ngadalë, pa të prishur gjumë..!
Nëse zjarri i oxhakut, ka filluar të fiket,
Dy fjalë dashurie po i hedh, të të ngrohin natën.
Buzët do pëshpërisin: sa më ka marrë malli..
Dorën do të ta puth e ti do më japësh uratën !
Nënë, nënë..lëre zemrën hapur sonte…
Nga larg po vij, jam unë, bija jote.
MALLI DJEG
Nënë,
Oh…e mira nënë…
Pse s’ më dëgjon më,
Jam krah teje e vuaj,
Lotin, ta fshij pa zë
Puthmë, mallin të shuaj…
Oh,… e ëmbla nënë…
Mbama në prehër kokën,
Malli shkon gjer në hënë,
djeg qiellin e tokën.
Mëngjesit sa zgjohem,
Çel ditën me ty,
Në darkë kur shkoj të çlodhem,
Prapë të mbaj në sy.
Ëndrrave dritëbardha,
Ty të kërkoj sërish,
Rrezja e mëngjesit
Drejt teje më grish…
Nënë,
Oh…e mira ,nënë !
DASHURIA PËR TY
Nënë, e shtrenjta nënë,
hyjnorja dashuri,
Flokëbardha si argjend,
jam larg dhe kam mall,
Tregomë: në cilën thinjë
kam zënë vend tek ti,
Thuamë se cilën rrudhë
ta shtova përmbi ballë …
Je larg
dhe po të nis,
një puthje bashkë me dritën,
Të puth duart e tua
dhe lotin përmbi sy,
E di që gjithë jetën
kam mbetur vogëlushe,
Por e di që gjithë jetën
zgjat dashuria për ty…
NËNËS..
O nënë, shpirt, o dritë !
Ku je ?
Më fal, një pikë qumësht,
Nga gjiri ku pinë perënditë..!
Dhe një buzeqeshje
Atë hyjnoren,
e rrallë..
U dogja..o nënë..u treta..!
Kam mallë…!
Burimi – Facebook
Pregatitur per Alba – Dansk Luigj Shkodrani
Leave a Reply