Sindikatat e Kosovës po kundërshtojnë nismat e privatizimit të qeverisë.
Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë
Disa zyrtarë qeverie kanë kërkuar një komision për të hetuar privatizimet e kompanive të mëdha të Kosovës. [Reuters]
Shoqëria civile e Kosovës dhe sindikatat i janë kundërvënë privatizimit të Postës dhe Telekomit ntë Kosovës (PTK), Shpërndarjes Elektrike (KEK) dhe kompleksit të minierave të Tepçes, por qeveria ka në plan të shkojë përpara me to. Mungesa e transparencës, korrupsioni dhe çmimet e ulëta të shitjes kanë shtyrë shumë grupe në rajon t’i kundërvihen shitjeve prej qeverisë të pasurive të mëdha.
Sindikatat e Pavarura të Kosovës tha se janë kundër privatizimit të kompanive të mëdha në Kosovë sepse procesi nuk do të përmirësojë ekonominë dhe nuk do të jetë në interes të shtetasve.
Haxhi Arifi, president i BSPK, i tha SETimesse sindikatat përgjithësisht nuk janë kundër privatizimeve, por mënyrës në të cilën janë privatizuar kompanitë strategjike.
“Ne, BSPK, si partnerë të qeverisë, nuk e kemi diskutuar ende privatizimin në këshillin ekonomik e social. Por ne duam të diskutojmë privatizimet e PTK dhe KEK dhe të mësojmë si janë përfunduar ato, duke filluar me ofertën e çmimit,” tha Arifi.
Agron Demi, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP për Studime të Përparuara në Prishtinë, i tha SETimesse në të gjitha vendet, dhe ato më të industrializuara , privatizimi është karakterizuar fillimisht nga një kundërshtim i ashpër prej sindikatave.
“Në Kosovë, që nga nisja, privatizimi është parë si një masë poli8tike, me njëargument se privatizimi po ndodh për të hapur dyert e pavarësisë së Kosovës se sa për të qenë një mjet ekonomik për zhvillimin më të mirë të qëndrueshëm [të vendit],” tha Demi.
Më shumë se 60,000 nënshkrime u mblodhën për të kundërshtuar privatizimet aktuale në Kosovë.
“Nisma e BSPK ka fituar një mbështetje të gjerë duke mbledhur mbi 60,000 nënshkrime: një nga veprimtaritë e mëdha të BSPK në vitet e fundit, duke treguar një kundërshtim të përgjithshëm ndaj privatizimit të ndërmarrjeve publike. .
Shpend Ahmeti, nënkryetar i lëvizjes Vetëvendosje, i tha SETimesse privatizimet nuk janë në interes të shtetasve të Kosovës, por dëmtojnë ekonominë e vendit.
“Nuk ka arsye për privatizimin dhe shpërndarjen e këtyre kompanive, për shumë arsye: ky është një monopol i natyrshëm dhe elektriciteti është një interes publik që kompanitë private nuk e sigurojnë dot. PTK është një kompani fitimprurëse që fut miliona euro në buxhetin e Kosovës dhe unë nuk shoh arsye për privatizimin e saj,” tha Ahmeti.
Arifi tha se BSPK “do të këmbejë vendimet rreth çështjeve: kushteve të punës, zgjatjes së kontratave, kështu që punëtorët mund të vazhdojnë të punojnë.”
Sipas Ahmetit, Vetëvendosja do të vazhdojë të jetë kundër privatizimeve të qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi.
“[Qeveria] po synon të përfundojë projektet përpara se të lërë detyrën, kështu që ata nxitojnë për të përfituar personalisht nga privatizimet, por varfërojnë ashpër shtetasit e Kosovës. Kjo nuk duhet të lejohet,” tha Ahmeti.
Tani punëtorët kanë bërë më shumë presion ndaj BSPK, sipas Demit, sepse janë një numër i madh punonjësish në PTK dhe KEK.
Kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi tha se zgjedhjet e 2010 u pasuan nga mashtrime masive që nga ana e tyre nuk nuk legjitimojnë qeverinë dhe asamblenë të kryejnë privatizimet.
“Legjislatura është bazuar në zgjedhjet e vjedhura, institucionet u formuan bazuar në zgjedhjet e vjedhura dhe si të tilla nuk janë legjitime të privatizojnë pasuritë publike dhe interesat jetikë kombëtarë,” tha Krasniqi.
Fatmir Limaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kërkoi për një komision hetimor që do të hetonte privatizimet.
“Asambleja e Kosovës ka një detyrim të formojë një komision hetimor me një agjendë të qartë për të analizuar procesin e privatizimit dhe përfundimisht për të hequr të gjitha dyshimet dhe dilemat mbi privatizimin,” tha Limaj.
Ministria e ekonomisë e Kosovës pritet të njoftojë fituesin e ofertës për 75 përqind të aksioneve në PTK së shpejti. KEK u shit në qershor dhe kontrata pritet të nënshkruhet këtë muaj.
Deri nga fundi i vitit, qeveria dhe agjencia e privatizimit pritet ose të shesin ose të likuidojnë kompleksin e minierave të Trepçes.
Në Shqipëri, Partia Socialiste ishte kundër privatizimit të Alb Petrol: kompania kombëtare e naftës. Ata pretendojnë se pasuritë nëntokësore të Shqipërisë vlejnë 30 milion ton naftë, që e çon në 13.5 milion euro tregun e tanishëm, ndërsa investitori ofroi 850 milion euro.
Në Serbi, BE kërkoi hetime të privatizimit të rasteve më të mëdha me miratim të qeverisë së fundit, të cilat janë aktualisht në proces.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk”Shkodrani


Leave a Reply