PAS FJALËVE
Fillojnë veprat e mira
Mes luleve të mrekullueshme
Të së lumes dashuri
Stubëll, 5 mars 2014
SI TË TJERËT
Edhe ne
Duhet të ecim
Kurrë pa u ndalur
Derisa t’i plotësojmë
Të gjitha kërkesat
Dhe nevojat
E atdheut
Përpara!
Stubëll, 5 mars 2014
EDHE NGA HIJA E TYRE
Mbase janë të vetëdijshëm
Për krimet e tyre
Me kombinime mashtrimesh
Prandaj kanë frikë
Nga gjithkush
Nga gjithçka
Edhe nga hija e tyre
Stubëll, 5 mars 2014
AJO KËNGË BILBILI
Është e paharrueshme
Ajo këngë e bukur
E bilbilit
Në çastet
Kur me mbretëreshën time
I kishim ngjitur buzët
Për herë të parë
Sa bukur
Pikë vezulluese
E historisë sonë
Stubëll, 5 mars 2014
NË ZJARRIN E YJËVE
Mrekullisht
Unë me mbretëreshën
Edhe në zjarrin e yjëve
Jemi gjithmonë të freskët
Pikë vezulluese
E gjithësisë
Stubëll, 5 mars 2014
NJË PËRRALLË
Në jetën e tyre
Kishte zënë vend një përrallë
Një trillim
Me një qëllim
Pa qëllim
Medet
…
Stubëll, 5 mars 2014


Leave a Reply