Zyra për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit ka paralajmëruar qytetarët e saj që të bëjnë kujdes gjatë festës së Pashkëve. Paralajmërimi është bazuar në informacionet që posedon Ambasada Amerikane në Kosovë, që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve të krishtera në ne kete vend.
Është hera e parë që një organizatë ndërqeveritare amerikane u bënë thirrje të kësaj natyre qytetarëve amerikanë në Kosovë në prag të njërës prej festave më të mëdha të krishtera, siç janë Pashkët.
Një deklaratë e muajit shkurt nga Këshillit konsultativ për Siguri Jashtë gjithashtu këshillonte qytetarët amerikanë për vigjilencë dhe tërhiqte vërejtjen për ‘rritjen e islamizmit ekstremist në Kosovë, në veçanti jashtë Prishtinës.’
“Festat e Pashkëve janë të një rëndësie të veçantë fetare për komunitetet e krishtera, katolike dhe ortodokse dhe pritet që në vendet e tyre të lutjeve të jenë dukshëm me më shumë njerëz se sa normalisht. Duke pasur parasysh kërcënimet e herëpashershme kundër institucioneve fetare në Kosovë, sidomos ndaj kishave në qendrat urbane, Ambasada e SHBA dëshiron t’u tërheq vëmendjen qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek Policia e Kosovës,” thuhet në deklaratë për qytetarët amerikanë që janë apo planifikojnë të udhëtojnë këtyre ditëve në Kosovë.
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply