
Qindra të rinj u mblodhën përpara dyqaneve të rrjetit Desigual në Romë dhe Torino për të përfituar nga oferta e rrobave falas për ata që hyjnë të zhveshur në dyqan. 100 personat e parë që hynë në dyqanet e Desigual morën rroba falas, ndërkohë që për të tjerët pati ulje në gjysmë çmimi. Pjesëmarrësit në festën gjysmë- nudo u mblodhën që mbrëmë përpara dyerve të dyqaneve që u hapën në orën tetë. Marka spanjolle e rrobave e ka organizuar edhe më parë një garë të tillë në Madrid e Barcelonë, por edhe në Londër, Berlin, Paris, Amsterdam, Lisbonë, Tokio, Nju Jork. Festat gjysëm- nudo u lançuan për herë të parë në vitin 2005 nga kjo kompani.



albpress.org


Leave a Reply