
Prindërit të cilët përdorin alkool, mariuhanë, apo ndonjë drogë tjetër, rrezikojnë që të njëjtën gjë ta trashëgojnë edhe te fëmijët e tyre.
Studimet e reja nga Sam Houston State University na mësojnë se prindërit të cilët përdorin substanca narkotike apo alkool, kanë mundësi të madhe që këto vese ti përcjellin edhe tek fëmijët e tyre.
Mundësia që fëmija të përdorë alkool është pesë herë më e madhe nëse prindërit kanë përdorur alkoolin, kurse mundësia që fëmijët të përdorin mariuhanë është dy herë më e madhe nëse prindërit kanë përdorur gjënë e njëjtë dhe mundësia që fëmijët të përdorin droga tjera është gjithashtu dy herë më e madhe nëse ato i kanë përdorur edhe prindërit.
Alkooli dhe Drogat fillojnë të përdoren më shumë në moshën e adoleshencës dhe më pas ato krijojnë varësi të cilat ndjekin gjatë tërë jetës.
http://lajmi.net
Keto gjera ndollin gjithandej. Per fatin tim te keq une kam patur lidhje me nje familje qe babai pinte alkolin tej maset ,sa qe kur dilte nga kafeja nuk ishte i zoti te shkonte ne shtepi dhe here e dergonin shoket e tij qe pinin me te dhe here lajmeronin komshinjet se F. eshte ne trotuar ne x vend dhe shkoni dhe e merrni. Dhe djali i familjes trishtohej kur e degjonte tek i thonin per babain qe ishte i dehur dhe asnjehere nuk shkonte ta mirrte se i vinte turp nga shoket e tij ,po ta shihnin dhe vetem e bija shkonte dhe e mirrte te jatin. Edhe kur vajza ishte e fejuar e bente ate gje sepse e donte shume te jatin. Me ka takuar edhe mua ta shoqroj ndonjehere ,sepse ne nje perudhe kohe une e kisha hapur lokalin tim per dasma dhe pas dasmet mbetej raki dhe te zotet e dasmes me dhuronin here pas here dhe ai e dinte se une kisha raki ne dhomen e vogel ,ku une ruaja gjerat dhe vinte dhe thonte :- hajde Luigj na nxirr pak raki se e di se ti mban perhere ketu. Dhe ai pinte raki pa kontroll ,por dhe nga qe ishte i alkolizuar atij i binte ne koke shpejt.
# # #
Dhe filloi emigrimi i shqiptarve dhe i biri mori rrugen drejt Italise . Pas disa kohve marr vesh se dhe i biri kish filluar rrugen e babait te tij ,por ai thyete edhe orendite e shtepise ,deri sa nje ralle kish thyer edhe hunden e bashkeshortes. Pra ai djali i mire qe nuk shkonte te mirrte babain e tij kur dehej ne lokal ,pinte me shume se babai i tij dhe ne vitin 2006 ,ai iu nenshtrua nje operacioni te rende ,si shkak kryesor ishte alkoholi,qe mbarte dhe semundjen e rende brenbda vetes,ku ju desh se motres te paguante nje shume te konsiderueshme te hollash per ta kuruar vellain e saj,por ai sot e kesaj dite jeton vetem me efektin e medicines.
Keto njerez alkolik sjellin pasoja te renda edhe per familjaret e tyre ,ku pasojat i vuajne gjithe jeten. Keshtu ka ndolle edhe ne kete familje,ku edhe vajza e babait ka marre rruget ,duke shkaterruar familjen e saj dhe sot endet rrugeve ,ku mbarte mbi kurriz vetem fjale nga me te ultat ,qe tanime nuk i ben pershtypje fare.
Populli ka nje fjale te urte “I ka plasur cipa” dhe vertete keshtu ka ndollur edhe me te. Genjeshtra mashtrime dhe pabesi jane te sajat .Por per te gjitha keto do te flasim nje here tjeter,per te mos ju larguar kesaj teme e ketij studimi qe eshte teper real.
Shen. im
Pregatit per “Alba – Dansk” Luigj Shkodrani


Leave a Reply