Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë për familjen Kelmendi nga Peja. Para disa ditëve edhe një anëtar tjetër i kësaj familje u vra në mes të qytetit, që besohet të ishtë akt i hakmarrjes. Peja vazhdon të jetë një qytet i pasigurt.
Pas vrasjeve të fundit në qytetin e Pejës, masat e mbrojtjes kanë nisur të bëhen më të rrepta.
Para shtëpisë së familjes Kelmendi e cila para një jave humbi edhe një djalë i cili u vra nga persona deri më tash të panjohur për organet e rendit, 24 orë po qëndrojnë pjesëtarë të ROSU.
Por siç raporton Klan Kosova, kjo familje e ka quajtur të vonuar mbrojtjen e Policisë. Madje ata kanë thënë se po kanë frikë edhe t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
Nga të reshura plumbash që erdhën nga një makinë, e cila më vonë u gjend e djegur, në qendër të Pejës para një jave u vranë dy persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë.
(KosovaPress)
Leave a Reply