Levreku është një ndër peshqit më të shijshëm. Gjendet më shumë, në muajt e dimrit.
Ky lloj peshku ushqehet edhe me peshq të tjerë, qefull, shtiza etj. Në raste të rralla arrin deri në 14 kg dhe kur është i vogël rreth 300 gr ka mbi trup pika të zeza të çrregullta,të cilat zhduken kur rritet. Është një gjuetar i pamëshirshëm, i cili ushqehet pothuajse vetëm me peshq të gjallë. Noton në ujëra të thella ku depoziton edhe vezët e tij.
Gofo është peshk që jeton në thellësitë 20-30 m gjatë gjithë vitit por gjatë stinës së verës i afrohet bregut deri në disa cm ujë. Është me plot kuptimin e fjalës tigri i deteve. Dhëmbët e mprehtë, egërsia e tij e bëjnë tmerrin e shumë peshqve të tjerë. Ai gjuan edhe kur nuk ka uri. Arrin deri në 2.5 m gjatësi, me peshë mbi 65 kg. Ky peshk gjendet në të dy detet tona.
Peshq të tjerë që lagin ujërat shqiptare janë;
Qefulli
Peshku Shtizë
Morena
Ngjala e egër
Bishtmëllenja
Trofta etj.
Living.al


Leave a Reply