Eleonora Gjoka
Pjese nga libri im : “Perendimi I Perendive”
Elegjia, ishte nje zhvillim Ionian, d.m.th poetri personale helene, sic ishte dhe sistemi individualist i Ionianve. U zhvillua ne shekullin e 7-te dhe 6-te ne brigjet lindore te Egjeut me qender Smirnen dhe Ephesin. Arsyeja shoqerore qe s’u be kurre muza e dhjete, ishte sepse kultet e saj u zhduken ne shekullin e 5- te, me humbjet Ioniane ndaj Persianve. Megjithate ajo u pasua nga bija e saj, Iambikia!
“ Tre Perendite vune te prehen ne varr trupat e djemve te tyre.
Terpsikore, kendoi nje dirgje mbi ze-kulluarin Lino,
Ourania, lamentoi me tinguj te leshuar Hymneon,
Kalliope, vajtoi mbi lyre – artin Orfeun” –
Pindari
Megjithate, elegjia s’para paraqitet e personifikuar ne art. Arsyeja natyrale qe nuk u be kurre Muza e 10-te, eshte ne faktin human se vajtimet e vdekjeve nuk mund te zhvillohen kurre ne nje forme te plote poetike. Kenget funerale jane burim i drejte per drejte momental, te krijuara nga ndergjegja ne cast dhe per shkak te individualitetit dhe te dhimbjes nuk mund te transmetohen, ndaj paraqiten si forme arti e zbavitje.
Lino, o bir i nderuar nga Perendite, i pari ishe it; te pavdekshmit,
te dhane nje kenge ta kendoje me ze te paster per njerëzit.
Apolloni i egersuar te vrau, por Muzat vazhdojne te vajtojne per ty.” –
Homeri
Personifikimi me i mire qe paraqitet ne foton e elegjise, eshte nga nje pikture anonime qe shoqeron Silva-nian e Statius ne latinisht, e cila eshte nje mrekulli vizuale ne paraqitjen e dyfishte te Elegjise, si trup dhe si shpirt paralel me njeri tjetrin, të bashkuar dhe te ndare!
Keto me dolen para sysh kur lajmi I humbjes se Vaces me beri te ndjej lotet ne sy.Ajo qe te vjen e para nga nje dhimbje eshte poezia elegjike ose vaji.. pas ofshamjes,.Si kenget ne gezime dhe vaji ne hidherime gjithmone jane shenuar me shperthime te forta emocionale. Jeta emocionale te con buze gremines se humbjes, aty ne menyre spontane i pergjigjesh momentit, Qesh me lot dhe qan me lot.Rezultati, shpesh del me poezi elegjike, si kjo qe me rrodhi mua per Vacen.Kjo eshte e tarsheguar te ne Jonianet nga e kaluara !Po kete gje kane ndier shume nga koleget tane jo vetem familja e saj! Njerezit te cilet kane kontribuar per shoqerine tone, ose jane bere me kalimin e viteve figura te njohura te ekraneve dhe medias e te skenave, s’ka rendesi se si e kishte emrin rregjimi ne fuqi! Mresia njerezore reflekton vlerat e saj, si dielli mes reve qe nuk fshihet dot! Kur ikin ata e lene vendin e tyre bosh, ndaj dhe do kujtohen me gjate!
Vaces Zeles
Nate Shkurti pa mbarim, Vacja u be anonim,
Engjejt e vune ne krahe, u preken sa e pane,
Gruan e adhuruar, vdekja e kish perqafuar!
Ishte tani me pa jete, jo si drenushe e lehte,
Vacja iku si mjellme, nuk del diell ne skene
As buzegaz n’ ekran, ku cfaqej si te ish zane!
E cuan ne funeral, arka, lule bore mbuluar,
Vacja pa charm e nur, nje yll qe kish kaluar,
Nga malli ne vite e bluar, tani uragan i shuar!
I bene motres homazhe, ne Kosove, ne Tirane,
Percollen ze emblen dive, lule’ tokes myzeqare
Zeri i saj kish fluturuar, ne qiejt e kalteruar …
Zeri i vet ishte si cudi, nga Krijuesi dhurate,
Qe ne dite feminije, kenga e saj hapi flatra.
Mes artisteve e rralle, sirene deti mbi vale!
Iku Vacja, u mundua, iku me koke menjane
Fluturoi lart ne qiell,fjolle nga bor’ e bardhe!
Iku per ne Yllesi, materja me shpirt e ndare!
Yjet ne qiell ndricojne, ne toke nuk ka vend,
Ata e priten artisten, e therrasin ne kuvend
Ajo ka c’te tregoje, nga jeta e saj qe dhemb!
Kishte vite ikur larg, per skenen qe malluar
Miti qe ka lene pas, gjate ka per t’u kujtuar,
U shua vullkan i kenges, zeri me i adhuruar!
Kur dilte Vacja ne skene shkiste si valsi rinor,
Ndriste si bora e pare, majes se malit Tomorr
Kenga rridhte ujevare, behej zjarr ne kraheror!
Vacja doli si shkendije, mes kenges u lartesua
Fama e saj shpejt u rrit, kitara shkrinte ne duar,
Talenti ishte bekuar, bashke me hiret e gruas!
Iku Vacja kanarine, shpirti i gjetet qetesine
Jehona e zerit te saj, symboli per dashurine
Nje Madone shqiptare, si talentin, miresine!
Asteroide rreshqiti, pas reve mjegullon tani …
Me neneqeshjen cinike, zhytur ne melankoli
Tym’ i mjegullt i cigares, veshi endrrat ne zi!
Bijt e bijat e Shqiponjes, Vacen do kujtojme,
Lemza qe kenduam dikur, shpesh na ngacmon
Zeri i saj plot hijeshi, ra bekim ne token tone!
© ElKO
Eleonora Gjoka
9 Shkurt 14, N.Y.



Leave a Reply