Danimarka është një vend i sheshtë, i mbushur me vijë bregdetare dhe duna rëre. Kudo do të gjeni duna rëre, plazhe me rërë të pastër të cilët janë një zonë turistike mjaft të populluar.
Danimarka është një nga shtetet më të vogla të Skandinavisë, nëse nuk përfshini edhe Ishujt Faraoe dhe Groenlandën. Popullsia në shtet përbëhet nga vendas dhe 10% te tjerë shtetas me origjinë të huaj. Ka grupe minoritare gjermane si dhe shumë emigrant nga e gjithë bota, ku më tepër pikasin nga Turqia dhe Soamlia. Danezët njihen për karakterin miqësor dhe të qetë dhe e pëlqejnë shumë ushqimin e tyre. Një vizitë në Danimarkë do të vëreni që në kafenetë e vogla apo edhe pastiçeritë do të merrni një eksperiencë të këndshme, pasi gjenden lloje të ndryshme ëmbëlsirash, bukë dhe pastash. Për të mos folur më pas për pijet e preferuara të vendasve të cilat janë birrat e famshme që vendi krenohet për prodhimin e tyre.
Danimarka është një vend i sheshtë, i mbushur me vijë bregdetare dhe duna rëre. Kudo do të gjeni duna rëre, plazhe me rërë të pastër të cilët janë një zonë turistike mjaft të populluar.
Kopenhagen është kryeqyteti i Danimarkës dhe një destinacion i cili ia vlen të vizitohet. Midis atraksioneve është Tivoli, një park argëtimi që daton nga shek i 19, si dhe një akuarium. Por lista e atraksioneve nuk mbaron këtu pasi në qytet do të gjeni plot argëtime apo atraksione të tjera për të mbushur ditën.
Në Knuthenborg, Sjaelland, gjendet një park fantastik safari, ku mund të shohësh nga afër kafshët e egra. Ndërtesat e bukura të vjetra qëndrojnë në mesin e gjelbërimit dhe prezantojnë një arkitekturë të mrekullueshme të periudhave të shkuara. Danimarka është një vend magjepsës për tu vizituar, kështu që merrni guximin dhe vizitoni qytetet daneze.
Living.al


Leave a Reply