
Pasion i Arsimit janë barcoletat dhe të fotografojë femra seksi…
Arsim Berisha, ndonëse në Shqipëri jo shumë i njohur më herët pasion e ka pasur fotografinë. Djaloshi i cili ishte ndër të parët banorë që është futur në edicionin e ri të ”Big brother” vjen nga Prishtina. Punon në një produksion muzikorë ndërsa si detyrë e ka edhe fotografinë. Sa i përket jetës private, Arsimi ka pasur një lidhje të gjatë dashurie me Elizabeta Krasniqin, një bukuroshe e cila me profesion është këngëtare por ka pak muaj që janë ndarë, ndërsa arsyet e ndarjes për momentin nuk i tregon askush, madje as vet Elizabeta. Fjalët se kanë qenë të fejuar i mohon këngëtarja duke thënë se është e vërtetë që kanë qenë në lidhje por fejesë tek ata nuk ka pasur.
”Po kemi qenë në lidhje por tashmë jemi ndarë”, tregon Krasniqi në një bisedë të shkurtër për gazetën Panorama. ”Nuk kemi qenë të fejuar ashtu siç po thuhet”, thotë Elizabeta e cila si duket lidhjen e dashurisë me Arsimin dëshiron ta mbajë vetëm si kujtim e nuk don që ta rikujtojë përsëri. ”Nuk kemi qenë të fejuar, lidhjen e mbaj kështu për vete duke mos dashur ta bëj të madhe, e mbaj vetëm si një kujtim dhe nuk dua ta rikujtoj më”, thotë më tej Elizabeta e cila me kaq edhe e përmbyll rrëfimin me gjithë insistimin tonë që të mësojmë diçka më shumë rreth jetës së tyre të cilën e kanë kaluar së bashku.
Ndonëse Arsimi dhe Elizabeta kanë qenë me vite në lidhje, janë dashuruar shumë por nuk dihen arsyet e ndarjes para disa muajve. Disa burime tona nga Prishtina tregojnë se Arsimi tashmë ka krijuar lidhje të re të dashurisë por femra me të cilën i ka ndarë ditët e fundit para futjes në ”Big brother” akoma mbetet mister.

Elizabeta Krasniqi
Një tjetër pasion i Arsimit është dhe fotografia të cilën e ka praktikuar shpesh në jetën e tij duke fotografuar kështu perosonazhe të njohur të skenës në Kosovë. Si pikë e dobët e tij kanë qenë femrat e bukura dhe seksi të cilat i ka fotografuar me shumë pasion, ndërsa ne këtë rradhë ju sjellim disa imazhe të nxehta të realizuara nga dora e fotografit dhe banorit të ”Big brother 6”, Arsim Berisha, kurse pak ditë para se të futet në spektakël Arsimi ka realizuar dhe një fotosesion për albumin e ri të pop yllit Ardian Bujupi.
KUSH ËSHTË KËNGËTARJA ELIZABETA KRASNIQI?
Në Kosovë ajo është një nga vokalet më të mira ndërsa në Shqipëri nuk njihet shumë, por publiku mund ta kujtojë atë përmes performancës së bashku me grupin Latino Band me këngën ”Sot” që ishin prezantuar në festivalin modern ”Top Fest” edicionin e kaluar. E lindur në Prizren, studimet i ka mbaruar në Akademinë e Arteve në Prishtinë ndërsa jeton në Ferizaj. Është e angazhuar si këngëtare në shoë programin ”Oxygen”.
Ajo ka treguar se duke e parë suksesin e këngës me të cilën kanë marrë pjesë në Top Fest kanë vendos që të bëjnë këtë videokëngë. “Unë fillet e para i kam pasur me një shok timin shumë të mirë kolegun Besim Mydytin me të cilin kam punuar shumë gjatë dhe më pas lindi bashkëpunimi me Latino Bandin tash e një vit dhe puna është duke shkuar shumë mirë. Më pas vendosëm me bë një duet, ngase e pamë që bashkëpunimi sa shkonte duke u ngushtuar. Fillimisht morëm pjesë në Top Fest dhe më pas edhe vendosëm me bë me videoklip”, është shprehur ajo. Ndryshe Elizabeta shpesh është komentuar në shoqëri për linjat e saja të bukura trupore të cilat këtë verë i ka ekspozuar në plazhin e Ulqinit duke u zhveshur në bikini e duke treguar se është në top formë.

Elizabeta Krasniqi
Burimi – YlliPress.com


Leave a Reply