Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, 82% të çifteve të analizuara janë shëndoshur pas dasmës, ndërsa 72% e personave pjese e këtij kampioni analizues, dëshmuan se pas lidhjes në martesë nuk ndiejnë më të njëjtin presion si më parë për të qenë të dobët.
Dita e dasmës është dita më e lumtur e jetës së çiftit, por një studim i ri i realizuar me 500 çifte të martuara tregoi se është gjithashtu dita e cila shënon edhe fillimin e procesit të shëndoshjes. Sipas një sondazhi të realizuar me 1 mijë persona në Britaninë e Madhe, pas martesës, partnerët shtojnë mesatarisht 1-1.5 kilogramë në vit.

Diçka e tillë ishte e vërtetë për 82% të çifteve të analizuara, ndërsa 72% e personave pjese e këtij kampioni analizues dëshmuan se pas lidhjes në martesë nuk ndiejnë më të njëjtin presion si më parë për të qenë të dobët.
Arsyeja kryesore e shtimit në peshë duket se lidhet me qëndrimin e më shumë kohëve në shtëpi se sa beqarët apo me aktivitete të tjera në çift, përfshi të ngrënët apo shikimi i televizorit.
Arsyeja kryesore psikologjike është reduktimi i presionit për të qenë i pëlqyeshëm ndaj seksit tjetër pasi nuk ndihet më nevoja për gjetjen e partnerit.
Living.al


Leave a Reply