Mark Kakarriqi
Mark Kakarriqi u lind në Shkodër më 1884 në nji familje qytetare, e dokumentueme dhe tek regjistri i Emzot Pal Kamsit. Bir i Nikollës, tregtar e pronar tokash e Ages së Benit. Ka marrë pjesë në komitetin e kryengritjes shqiptare kundër osmanëve me qendër në Podgoricë, në vitin 1907. Aktiv në kryengritjet e mëdha të viteve 1911-12. Më 1912-n mori pjesë në ngritjen e flamurit të pavarësisë në Vlorë së bashku me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin. Ishte në bordin e anijes “Mekong” me flamur anglez, bashkë me Dukën e Monpensier – trashigimtar i familjes mbretnore franceze, Burbonë, kandidat për fronin e Shqipënisë; dhe Princit Albert Ghika (nga familja Gjika e Rumanisë me origjinë shqiptare), që duke u nisur nga Brindisi për me ça bllokaden greke në Vlonë, 1913. Ashtë organizator dhe pjesëmarrës i Kongresit të Triestes. Më 1913-n u vendos në Vjenë të Austrisë dhe u bë aksioner në “Viena Bank” me një shumë të madhe prej 400 mijë sterlinash ari. Shkëlqen si tregtar gruri, edhe kur Rusia gëlonte nga luftrat civile mes ushtrisë së kuqe e asaj të bardhë, ai shkarkonte grurë në Shën Pjetërburg. Arrestohet në Rusi si antikomunist, lirohet pas pak ditësh, pasi doli garant për të gruaja e ministrit të Brendshëm të Rusisë, me të cilën kishte pasur njohje nga jeta mondane në Vjenë. Në atë kohë Rusia përjetonte një krizë të madhe. Mark Kakarriqi bleu disa vepra arti, si pikturën “Çifuti shëtitës” që i takon Rembrandit ose shkollës së Rembrandit, por ndoshta edhe Venerën e Kanovas. Mbas shumë aventurash kthehet në Shkodër, ndërton shtëpinë e tij prej 2500 metrash katrorë, si dhe solli që nga Holanda strukturën e një varri monumental për veten e tij, të cilën e vendosi para vdekjes në varrezat katolike të Shkodrës. Në vitin 1929, figuron të ketë themeluar në Londër nji kompani birre me kapital 400 mijë paund dhe sipas historikut të Bankes së Shqipërisë, ka qenë iniciator i themelimit të kësaj banke. Marku e mobiloi shtëpinë e tij me vepra arti të artistëve të njohur në Europë me shumë skulptura, mobilie historike, koleksione porcelani të rralla japoneze dhe kineze. Në periudhën e mbretërimit të Zogut, Marku ka qenë kryetar i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë. Gjatë pushtimit italian, Marku u bë kryebashkiak i qytetit të Shkodrës deri në vdekjen e tij në vitin 1943 gjatë një dreke që po hante në hotel “Dajti” në Tiranë. Varri i tij monumental ndodhej në Shkodër, më pas u prish dhe eshtrat iu shpërndanë. Veprat e artit të grumbulluara prej Markut u shpërndanë, u prishën, ose humbën. Me një fjalë u shkatërrua një muze arti i klasit të parë që do ta nderonte si asnjë muze tjetër Shqipërinë. Më 1967-n, piktori Kujtim Buza, që ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, bleu në familjen e Valentin Kakarriqit (nip i Mark Kakarriqit, i cili studioi nga viti 1936 deri në 1943, kur vdiq Marku, në Brera të Italisë për Arte të Bukura), portretin e quajtur “Çifuti shëtitës” për 6000 lekë të reja, të barabartë me vlerën e 600 $ amerikanë. Kjo vepër, edhe sot gjendet në fondin e veprave të rralla të Galerisë Kombëtare të Arteve. Koleksionet e porcelanit, mobiliet u ndanë nga ana e pushtetarëve komunistë, por padituria e tyre e frikshme bëri që shumica e tyre të humbasë. Në vitin 1993, Venera u ble nga koleksionisti i njohur shijakas Fahri Kaçanolli, i cili sot e ka në galerinë e tij private të artit të quajtur Galeria F. Shtëpia e Mark Kakarriqit është blerë më 1995-n nga “Sigal”, shoqëri sigurimi me qendër në Vjenë.
—————————————–
Nga: FATOS VELIU
(vijon nga numri i kaluar)
Zoti Guido, folët gjatë nga numri i kaluar për cilësitë e gjyshit tuaj, Mark Kakarriqi, ku ndër të tjera u ndalët te portretizimi i tij i origjinës familjare, personaliteti intelektual si dhe veprimtarinë patriotike, duke filluar që nga kontributi personal i tij në çështjen e pavarësisë krah Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit e deri te kontributi i tij si kryebashkiak i Shkodrës së viteve 1939- 1943, në ndërtimin e qytetit të lindjes. Pyetja e radhës që unë do të dëshiroja t’ju bëja është se cilat kanë qenë pikëpamjet e tij?
Im gjysh, Mark Kakarriqi kishte pikëpamje demokratike dhe për-krahte punëtorët, ndaj bëri çmos që të formonte sindikatën e tyre, por në kushtet e regjimit nuk ia arriti qëllimit.
Si e nisi ai ndërtimin e fabrikës së birrës në Shkodër, godinat e të cilës janë edhe sot, ku me sa kam marrë vesh, jua ka kthyer Komisioni i Kthimit të Pronave?
Në mars të vitit 1929 ai merret vesh me një firmë të madhe angleze, me të cilën lidh një kontratë, por që për arsye subjektive të paparashikuara në atë kohë nuk u realizua deri në fund. Ajo marrëveshje kishte vendimin dhe investimin për të ndërtuar në Shkodër një fabrikë të madhe birre, 2/3 e prodhimit të së cilës të ishte e destinuar për në Egjipt.
Fabrika do të quhej “Albanian NationalBrewery”, me kapital të autorizuar 800 mijë lira angleze.
Në këtë marrëveshje mendohej ndërkohë ndërtimi i një hekurudhe nga Shkodra për në portin e Shëngjinit.
Dhe si do u operua më tej në atë situatë tepër elektrizuese dhe stresuese ndërkohë, për hapat që hidhnin paraardhësit tuaj?
Ju kuptova qartë. Në zbatim të marrëveshjes dhe iniciativës së re për sipërmarrjen e radhës, vëllai i Mark Kakarriqit, Tushi, dërgohet në Gjermani për të studiuar për kimi industriale. Ndërkohë ata si vëllezër Kakarriqi, Marku, Tushi, Luigji dhe Lini blenë edhe tokën për këtë qëllim.
Juve sot si pinjoll i tyre, ju është kthyer ajo pronë apo ajo fabrikë gjysmë e ndërtuar, ku ndodhet saktësisht në Shkodër?
Ajo tokë e blerë nga paraardhësit e mi, në Shkodër ndodhet pikërisht tek vendi i quajtur ‘fojletat e punëtorëve’, nxorëm lejen e firmosur nga vetë Mbreti Zog.
Përse ngeli në mes ndërtimi i asaj fabrike aq të madhe, e marrë aq seriozisht nga vëllezërit Kakarriqi dhe firma angleze?
Në kohën kur punimet e ndërtimit kishin filluar dhe po përfundonte ndërtimi i katit të dytë, filluan të vinin edhe makineritë e para. Por pikërisht në këto momente ndërhyjnë italianët që kjo veprimtari t’i kalojë një firme italiane, gjë që Mark Kakarriqi nuk e pranonte.
Dhe përfundimi i këtij refuzimi?
Punimet e kryera në ndërtesë u ndërprenë dhe ashtu mbetën deri kur sistemi diktatorial komunist, që e shtetëzoi menjëherë, e përfundoi godinën e nisur duke ia ndërruar destinacionin në fabrikë pijesh alkoolike me teknologji ruse.
Pse Mark Kakarriqi e lidhi në atë kohë marrëveshjen pikërisht me një shoqëri angleze, mund ta dimë?
Përpara se të krijohej Banka e Shqipërisë në vitin 1925, kapitali bankar anglez është përpjekur për ngritjen e një banke anglo-shqiptare. Do vinte qershori i vitit 1931 me iniciativën e Mehmet Konicës, ish-ministër i qeverisë së Zogut dhe kapitalistit Mark Kakarriqi, të nxitur edhe nga kapitali anglez, filloi diskutimi i projektit për ngritjen e një banke anglo-shqiptare, që do të emërtohej “Anglo-Albanien Bank” Ltd.
Çfarë kapitali do të kishte kjo bankë?
Banka do të kishte kapital të autorizuar 2 milionë lira angleze të asaj kohe.
Nga sa më shpjegoni vë re se Kakarriqi ka qenë i mbështetur fuqishëm nga administrata e Zogut. Ka arsye subjektive në këtë mes?
Në periudhën e Zogut, Marku ka qenë i emëruar komisar me funksionin e kryetarit të Dhomës së Tregtisë.
Detyra si kryebashkiak e Mark Kakarriqit korrespondon me periudhën e pushtimit italian të Shqipërisë. Si kanë qenë marrëdhëniet e tij në atë kohë me fashistët?
Me pushtimin italian, zyrtarisht ai nuk ka pasur veprime anti-fashiste. E kundërta ndodhte me palën italiane.
Pse ndodhte e kundërta me italianët?
Fashistët nuk i shihnin me sy të mirë lidhjet e tij të vjetra me anglezët dhe e kuptuan se nuk mund t’i besonin një njeriu të tillë.
Ku spikati kjo dashakeqësi apo mosbesim i tij tek italianët?
Mbasi sipas të dhënave të familjarëve, ishin pikërisht italianët ata që i morën jetën.
Si ia morën jetën?
Në mëngjesin e 24 qershorit 1942 në Tiranë, të afërmit e tij zbuluan trupin e pajetë të Markut.
Ku kishte vdekur?
Kishte vdekur në shtratin e vet, tek shtëpia e motrës së tij, Matilda Çoba (Kakarriqi).
Ishte helmuar?
Po, ishte helmuar. Një natë më parë ai kishte ngrënë “darkën e helmuar”. Një gjë e tillë kishte ndodhur në një pritje të organizuar në hotel “Dajti” nga autoriteti më i lartë italian në Shqipëri, Françesko Jacomoni.
Pra, e helmuan në mister?
Ata kishin vendosur ta eliminonin në fshehtësi, duke e bërë të dukej si vdekje natyrale, në një kohë që ai nuk kishte vuajtur kurrë nga asnjë sëmundje.
Sa vjeç ishte kur vdiq?
Ishte në moshën 52-vjeçare.
Sigurisht, varrimi iu bë si patriot dhe burrë shteti apo jo?
Varrimi sigurisht iu bë në Shkodrën e tij, për të cilën bëri shumë. Ceremonia ishte në mënyrën më madhështore të mundshme. Për atë ceremoni ekzistojnë disa fotografi të posaçme, të cilat po ia vë në dispozicion lexuesit.
Po qeveria komuniste që erdhi në pushtet pak pas vdekjes së tij, çfarë qëndrimi ka mbajtur për figurën e Mark Kakarriqit?
Këtu vërtet kemi të bëjmë me një çudi dhe çudia ndodhi pikërisht pas afro 4 vitesh, kur qeveria komuniste që s’kishte as dy vjet e ardhur në pushtet dhe pikërisht më 10.09.1946, do ta dënonte Mark Kakarriqin me dënim kapital pas vdekjes.
Çfarë vendimi ka qenë ky që ka dënuar Mark Kakarriqin pas vdekjes?
Ka qenë vendimi nr.6 datë 10.09.1946.
Me çfarë akuze?
Për akuzën e bashkëpunimit me fashistet. Pra, kupto këtu se çfarë ndodh. Nga njëra anë ai helmohet nga italianët se nuk pranonte bashkëpunim me firmat dhe bankat italiane, sepse ishte lidhur me ato angleze, nga ana tjetër komunistët e konsiderojnë bashkëpunëtor të italianëve.
Pra, do të konsideroheshit heretik për sistemin e ri politik që u instalua në Shqipëri?
Kjo damkë do t’i shoqëronte nga pas familjarët e tij, të cilët do të persekutoheshin në të gjitha drejtimet.
Pse i ndodhi kjo këtij, që me sa kuptoj ka formatin dhe përmasat e plota të një personaliteti? Ka pasur gjatë kohës që kryente detyrën konfrontime me njësitet guerile apo celulat komuniste të krijuara në ato vite në Shkodër?
Shtojmë se me komunistët ai nuk kishte pasuar asnjë moment konfrontimi si në postin e kryetarit të bashkisë, ashtu dhe më përpara.
Me sa më ke folur në fillim të kësaj interviste, Mark Kakarriqi ka pasur një problem me komunistët e Rusisë në vitet e revolucionit. Si është e vërteta?
Ditët e revolucionit të vitit 1917 në Rusi e gjejnë Markun në një anije me mallra tregtie si grurë dhe shumë materiale të tjera të nevojshme, ku kishte mbërritur në portin e Odeses si dhe në San Petërburg. Atje arrestohet si antikomunist dhe lirohet pas pak ditësh.
Si lirohet?
U lirua mbasi për të doli garant gruaja e ministrit të Brendshëm rus të asaj kohe, me të cilin, ai kishte pasur njohje nga jeta mondane në Vjenë.
Ishte në dijeni familja në Shkodër të asaj që i ndodhte me komunistët e Leninit në Rusi?
Nga familjarët tregohet se atë kohë kur nuk dihej gjë për ekzistencën apo jo të tij në Rusi, në oborrin e Kishës së Madhe në Shkodër, çdo natë u zhvillonte një “procesion” rreth saj për të lutur Zotin që Marku të ishte gjallë.
Me lekët e mallit që kishte, në Rusi bleu pikërisht pikturën “Çifuti shëtitës” të Rembrandt-it.
Kam dëgjuar edhe më parë të flitet me mburrje për shpirtin artistik të kryebashkiakut Kakarriqi. Sa qëndron ky fakt?
Lidhur me shpirtin artistik të tij, thuhet se gjatë kohës kur ai ishte kryetar bashkie, me shpenzimet e tija personale, ai arriti që të sillte në Shkodër një trupë të njohur të operas “Scala” të Milanos, duke bërë të mundur që nga oborri i shtëpisë së tij, shkodranët të ndiqnin një shfaqje që nuk do ta harronin për vite me radhë. Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo, në shkrimin e tij lidhur me Mark Kakarriqin është shprehur:
Dëgjova se ai ka qenë një koleksionist i fandaksur i veprave të artit. Si ai nuk kemi pasur kurrë në Shqipëri. Krijova një ide më tepër përrallore se sa të vërtetë për Mark Kakarriqin. Doja të shkruaja edhe për një pasion delikat për të kultivuar lulet, për t’i bërë sfidë botanikës dhe nëpërmjet shartimeve, ai kishte arritur të krijonte trëndafila blu, madje dhe trëndafila të zinj. Në qendër të hyrjes së shtëpisë ishte një kryevepër arti skulpture e Antonio Veneras, i cili ishte një nga emrat e mëdhenj dhe të ndritur skulpturor në Europë në vitet 1757-1822. Balzaku në romanin e tij “Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve” përshkruan mrekullisht një Venere të Canovas.
FABRIKA E BIRRËS SË SHKODRËS
MARRËVESHJA
Në mars të vitit 1929 ai merret vesh me një firmë të madhe angleze, me të cilën lidh një kontratë, por që për arsye subjektive të paparashikuara në atë kohë nuk u realizua deri në fund. Ajo marrëveshje kishte vendimin dhe investimin për të ndërtuar në Shkodër një fabrikë të madhe birre, 2/3 e prodhimit të së cilës të ishte e destinuar për në Egjipt.
Fabrika do të quhej “Albanian NationalBrewery” me kapital të autorizuar 800 mijë lira angleze.
Në këtë marrëveshje mendohej ndërkohë ndërtimi i një hekurudhe nga Shkodra për në portin e Shëngjinit.
VENDNDODHJA
Ajo tokë e blerë nga paraardhësit e mi në Shkodër ndodhet pikërisht tek vendi i quajtur fojletat e punëtorëve, nxorëm lejen të firmosur nga vetë Mbreti Zog.
PLANGPRISHJA
Në kohën kur punimet e ndërtimit kishin filluar dhe po përfundonte ndërtimi i katit të dytë, filluan të vinin edhe makineritë e para. Por pikërisht në këto momente ndërhyjnë italianet që kjo veprimtari t’i kalojë një firme italiane, gjë që Mark Kakarriqi nuk e pranonte.
“New York Times”, Jehonë familjes Shkodrane Kakarriqi
Mark Kakarriqi, koleksionist i veprave të artit
Mark Kakarriqi ka mbetur në histori si pronar i një vepre të mundshme të piktorit holandez me famë botërore Rembrand, për të cilin shkroi gazetari i famshëm amerikan Sulz Berger, në gazetën “New York Times”, i cili në atë kohë udhëtoi drejt Shkodrës.
I dërguari rus i Stalinit, Ilia Ehrenburgu, gjithashtu për atë pikturë është shprehur:
“Kjo pikturë kryevepër ishte e ekspozuar në shtëpinë e Kakarriqëve në lagjen ‘Sarreq’ të Shkodrës, e cila më vonë, në kohën e regjimit komunist iu mor të zotëve me dhunë, duke e kthyer në shtëpi pionieri. Drejtuesit komunistë të asaj kohe nuk lanë gjë pa grabitur e vjedhur nga koleksionet e pikturave, një koleksion të vërtetë armësh prej sermi, të përdorura që në periudhën e principatës së Skënderbeut. Me një fjalë, u shkatërrua një muze arti i klasit të parë, që do ta nderonte si asnjë muze tjetër Shqipërinë. Korrespondenti i “New Yourk Times” në Paris, C. Sulzberger, përshkruan dhe një darkë në shtëpinë e Kakarriqëve në Shkodër, ku Marku ishte djali i madh në 7 fëmijëve të Kol Kakarriqit. Amerikani shkruan për këtë shtëpi, e cila nga brenda të mahniste me luksin e saj, me kolltukët, karriget e larta dhe tapetet afgane si dhe rreth 16 piktura, vepra arti të njohura, të ekspozuara në dhomën e madhe me oxhak, ku kishte dhe koleksione të rralla japoneze e kineze. I zoti i shtëpisë – thotë ai – paraqitet një xhentëlmen i vjetër, i cili ka studiuar në Europë dhe u shtron miqve gjellë europiane të shijshme, dhe në përfundim të darkës u tregon atyre pikturën, që për habinë e gazetarit ishte një Rembrandt (Çifuti shëtitës).
KUSH ËSHTË MARK KAKARRIQI
PORTRETI
* – Mark Kakarriqi lindi në Shkodër në qershor të vitit 1890. Origjina e familjes së tij ka qenë me tradita tregtare. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindjen e tij në qytetin e Shkodrës, ndërsa të mesmen e kreu në një shkollë françeskane në Stamboll. Arsimin e lartë e kreu për ekonomi në Londër të Anglisë.
* – Ai ishte poliglot dhe zotëronte shkëlqyeshëm, disa gjuhë të huaja si anglishten, frëngjishten, gjermanishten, italishten dhe turqishten, gjithashtu komunikonte në gjuhën serbo-kroate.
PATRIOTIZMI
” – Mark Kakarriqi kishte lidhje të forta me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Buletinin etj. Për këtë flet dhe fotoja origjinale e shumënjohur e pavarësisë
* – Në Komitetin e Podgoricës të formuar në 23 mars 1911 gjatë kryengritjeve anti-osmane të Malësisë së Madhe, që drejtohej nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, Mark Kakarriqi ka qenë pikërisht sekretar i tij dhe për shkak të gjuhëve të huaja që njihte, kryesisht anglishtes, ai ishte dhe zëdhënës atij komiteti.
* – Gjithashtu ai ka qenë pjesëmarrës tepër aktiv në Kongresin Shqiptar të Triestes, i zhvilluar nga 1 deri në 4 mars 1913.
* – Mark Kakarriqi merr pjesë aktive në momentet e shpalljes së pavarësisë dhe në prillin e vitit 1913 ai spikat në krah të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit, ku sponsorizoi dhe përcolli delegacionin e Qeverisë se Përkohshme të Vlorës në udhëtimin për në Konferencën e Londrës në përpjekjet për të krijuar Shtetin Shqiptar.
* – Ai ka qenë dhe anëtar i Komitetit të Pleqve, për të përpiluar dhe mbrojtur tezat e çështjes kombëtare të paraqitura në Konferencën e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, ku po merrej me shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë. Ai komitet përbëhej nga Stefë Curani, Fan Noli, Mark Kakarriqi, Zef Skiroi e Filip Kraja. Gazeta “Il Piccolo”, e Triestes më datën 19 nëntor 1912, “Il Piccolo” citojmë: “… dje në mëngjes mbërrin në qytetin tonë me trenin direkt nga Vjena kryetari i Partisë së Pavarur Shqiptare, Ismail Qemal Bej Vlora. Bashkë me të, edhe 14 bujarë shqiptarë. Ai u prit në stacion nga kreu i ri shqiptar, Mark Kakarriqi, i njohur për studimet e tij mbi çështjen shqiptare dhe bujarët e kolonisë. Ismail Qemal Beu qëndroi në “Excelsior Palace Hotel” për disa orë dhe u nis në orën 2 pasdite me vaporin “Brunn” për në Shqipëri… “.
KRYETAR BASHKIE
*- Duke pasur parasysh pozicionin e tij si kryetar i Dhomës së Tregtisë, që mbante në kohën e Zogut si dhe duke qenë pinjolli i një familjeje shumë të vjetër dhe të madhe në Shkodër, mbas Ndoc Çobës, ai emërohet kryetar i Bashkisë Shkodër.
Gjatë periudhës 1900 – 1912 Shkodra numëronte 40 mijë banorë dhe kishte 2000 dyqane. Në funksion të kësaj ideje ai urdhëroi hapjen e rrugës se re nga teatri “Migjeni” deri tek Ura e Thive, duke shkatërruar ndërkohë ndarjen që ekzistonte ndërmjet pjesës katolike dhe asaj myslimane të popullsisë së qytetit.
Për të shtuar gjelbërimin e qytetit, ai mbolli pemë bliri në bulevardin Bashki-Prefekturë të Shkodrës, të cilat e zbukurojnë dhe sot e kësaj dite këtë bulevard, i kthyer në bulevardin kryesor të Shkodrës.
Moikom Zeqo:
Si Kakarriqi s’kemi pasur kurrë në Shqipëri
Zeqo: Dëgjova se ai ka qenë një koleksionist i fandaksur i veprave të artit. Si ai nuk kemi pasur kurrë në Shqipëri. Krijova një ide më tepër përrallore se sa të vërtetë për Mark Kakarriqin. Doja të shkruaja edhe për një pasion delikat për të kultivuar lulet, për t’i bërë sfidë botanikës dhe nëpërmjet shartimeve ai kishte arritur të krijonte trëndafila blu, madje dhe trëndafila të zinj. Në qendër të hyrjes së shtëpisë ishte një kryevepër arti skulpture e Antonio Veneras, i cili ishte një nga emrat e mëdhenj dhe të ndritur skulpturor në Europë në vitet 1757- 1822. Balzaku në romanin e tij “Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve” përshkruan mrekullisht një Venere të Canovas.
kakarriqi helmohet
ne darken e Jakomonit
Në mëngjesin e 24 qershorit 1942 në Tiranë, të afërmit e Mark Kakarriqit zbuluan trupin e pajetë të Markut.
Kishte vdekur në shtratin e vet, tek shtëpia e motrës së tij, Matilda Çoba (Kakarriqi).
Ishte helmuar. Një natë më parë ai kishte ngrënë “darkën e helmuar”. Një gjë e tillë kishte ndodhur në një pritje të organizuar në hotel “Dajti” nga autoriteti më i lartë italian në Shqipëri, Françesko Jacomoni.
Ata kishin vendosur ta eliminonin në fshehtësi, duke e bërë të dukej si vdekje natyrale, në një kohë që ai nuk kishte vuajtur kurrë nga asnjë sëmundje.
Ishte në moshën 52-vjeçare.
Varrimi sigurisht iu bë në Shkodrën e tij, për të cilën bëri shumë. Ceremonia ishte në mënyrën më madhështore të mundshme.
Për atë ceremoni ekzistojnë disa fotografi të posaçme, të cilat po ia vë në dispozicion lexuesit.
DËNOHET PAS VDEKJES NGA KOMUNISTËT
Pikërisht pas afro 4 vitesh, qeveria komuniste që s’kishte as dy vjet e ardhur në pushtet dhe pikërisht më 10.09.1946, me vendimin gjyqësor nr/6 të asaj dite, me akuzën e bashkëpunimit me fashistët do ta dënonte Mark Kakarriqin me dënim kapital pas vdekjes.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
——————————————————–
Nga Fritz RADOVANI: PARA 100 VJETËSH E KA THANË I NDJERI MARK
KAKARRIQI…
Në 100 vjetorin e Shkodres së Lirë…

Mark KAKARRIQI (1891 – 1942)
Se ku e kam gjetë këte Shkodren e “Lirë”… as unë nuk e dij!
Edhe në kjoftë se gjithë Shqipnia e pranon fjalen “Shqipni e Pavarun”, kur dy të tretat e Saj janë edhe sot të zaptueme, në se jo ushtarakisht, ato s’ janë të Pavaruna mendsisht…Shkodra duhet të pranojmë se nuk e di a i bahen sot 12 muej e “Pavarun”, nga pushtuesit “kulturorë”!
Në vitin 1911 Dedë Gjo’ Luli ngriti Flamurin mbi lamen e Gjakut të Djelmëve të Hotit, pa i marrë leje as turqëve dhe as malazezëve, kur Shqiptarët që kemi nder permendore mbas një viti kerkonin që të “shpallemi shtet nën varsinë e turqëve” e sa e sa “ideve” të tjera, per të cilat u derdhë shumë gjak, edhe pse Ata që kerkuen “Liri dhe Pavarsi” u vranë tradhëtisht nga veglat anadollake, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, i cili nxori patllaken në godinen e Vlonës në diten e 28 Nandorit 1912, dhe u tha të pranishëmëve: “Pa u ngritë sot Flamuri, asnjë nuk dalim të gjallë nga kjo shtëpi!” pikrisht, kur Ismail Qemali, po ngurronte me dalë në balkon me vue Flamurin e Pavarsisë, sepse u kishte premtue turqëve “se do të ruejnë kontrollin e tyne në tokat Shqiptare”. E këte veper sa Atdhetare aq Burrnore të Gurakuqit, e persëriti në 1995 në Teatrin “Migjeni” të Shkodres, At Konrrad Gjolaj, në Pervjetorin e “Hyllit të Dritës” kur tha: “Ismail Qemal beg frikacaku…”, ashtu si kishte shkrue atëherë Revista, se edhe këte sot shumica e Shqiptarëve nuk do ta dinte. Askush nuk zen me gojë Memorandumin e Gerçës të firmosun nga Burrat e Malësisë, vetem pse Emnat e Tyne ishin Katolikë, dhe se Ky Memorandum u ba me nisiativen e Imz. Lazer Mjedjes e At Mati Prennushit, bashkpuntorit Dedë Gjo’ Lulit në Maje të Bratilës, dhe jo t’ atyne “frikacakëve” që u atribohet nga pseudohistorianët “prof. dr” fallsifikatorë sot.
Në vitin 1957 – 58 studjuesi i njohun shkodranë Gjush Sheldija, rreshton në një studim të Tij datat kronologjike dhe disa shenime historike të sakta nga viti 635 para Krishtit. Janë lëshue i madh e i vogel tue kopjue në atë studim, madje edhe tue marrë edhe “tituj e grada shkencore” nga ata shenime të Tija, po askush nuk ka burrni me e permendë as me zanë me gojë emnin e Gjush Sheldisë, e pse? – Edhe ky katolik Shkodret! I ndjeri Gjush e pat guximin me thanë se ky material i punuem në 1957 asht bazue në arkivat e Kryeipeshkëvisë Metropolitane të Shkodres dhe Dioqezat Sufragane, arkiva të cilat, edhe ata mbas vitit 1967 u “administruen” nga “kryetari i komisionit përzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare Jup Kastrati” i cili, i vodhi dhe plotsoi koleksionin e plaçkitun të At Justin Rrotës, bashkë me “tituj dhe dekorata” të dhana nga Ramiz efendi Alia, si shperblim i poshtersisë së tij. Jupi filloi botimet e tyne me emnin e vet e sot zen vend ngjitë me ish oficerin shpifes të sigurimit të shtetit anadollakun Rakip Beqja, në faqe të parë të revistës “Drita Islame”, vetem pse materialet e këtyne shpifësëve agjentë me mllef të madh kanë shkrue kunder Klerit Katolik që e vodhën, po dhe Atdhetarëve Katolikë që vranë!
Kjo ngjet pikrisht në prag të 100 vjetorit të Pavarsisë së 1912…
Po rreshtoj disa data të nxjerruna nga studjuesi Gjush Sheldija:
1858 – Hidhet guri i parë i themelit të Katedrales së Shkodres.
1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.
1859 – Lindë në Shkodër poeti i Rilindjes Filip Shiroka.
1859 – Themelimi i Seminarit Papnuer të Shkodrës me nxanësat: Prengë Doçi, Ndue Bytyçi.
1860 – Lindë në Shkodër artisti piktor Kolë Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.
VIII.1861- Françeskanët ngrisin Kuvendin e tyre në Shkodër.
2.1866 – Lindë në Shkodër poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.
1871 – Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.
10.1874 – Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
7.1875 – Themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol.
X.1877 – Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.
2.1878 – Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë së Athinës për çështjen e Epirit.
4.1878 – Themelohet “Lidhja e Prizrenit”.
1878 – Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit.
Shkodra proteston pranë Kongresit të Berlinit për shkëputjen e Podgoricës, Tivarit, Plavës dhe Gucisë.
18.6.1878 – Mirdita, Malsia e Lezhës dhe Lura i luten Kongresit të Berlinit me i dhanë autonominë.
13.7.1878 – Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavë, Guci e Triepsh dhe Greqisë një pjesë të Epirit. 11.1878 – Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë.
2.1879 – Lindë në Shkodër patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.
1879 – Ushtritë malazeze thehen keqas nga vullnetarët shqiptarë që mbrojnë Plavë e Guci.
1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare “Bashkimi”.
28.6.1897 – Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas.
1902 – Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe.
1904 – Lush Kola nga Barbullushi mëson në fshatin e tij. Pse përhapë idena nacionale, pushohet nga puna.
1907 – Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; ma vonë dhe i pleqve të vorfën
1908 – Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dergohen: At Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
– Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër.
1909 – Del në Shkodër gazeta “Koha” e “Bashkimi”. Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar…
24.7.1910 – Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën.
1910 – Luftë në Kaçanik ndermjet shqiptarëve dhe turqve. Kryengritje e Malsisë së Madhe.
26.7.1910 – Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me shtrue Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t’Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet Dukagjinasve dhe ushtrisë turke.
1911 – Plasë kryengritja e Malsisë së Madhe, në Kastrat.
6.4.1911 – Dedë Gjo’ Luli ngulë në Bratile në majë të Deçiqit flamurin kombëtar dhe Malsia e Madhe lufton për pavarësi e liri.
18.5.1911 – Kryengritësit shqiptarë i përgjegjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se ata, do të luftojnë tue derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.
23. 6. 1911 – Memorandumi i Gerçes, drejtue Fuqive të Mëdha.
5.7.1911 – Kryengritje e përgjithshme kunder Turqisë për liri.
X. 1912 – Nisë rrethimi i Shkodres nga malazezët.
28.11.1912 – Shkodra merr pjesë me Luigj Gurakuqin në Shpalljen e Pavarësisë Shqiptare në Vlonë, në Qeverinë e përkohshme nën kryesinë e Ismail Qemalit e Don Nikoll Kaçorrit.
30.1.1913 – Esad Pashë Toptani shtin e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i Shkodrës, që donte me ngritë flamurin shqiptar në kështjellë e në kumbonare të Katedrales së Shkodrës.
2 3. 4.1913 – Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta, të cilët futen në qytet në tre drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorët.
14.4.1913 – Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën dhe dalin këtej tue ia lëshue vendin në dorë t’ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet në kështjellën Rozafat të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, dhe atdhetari Karlo Suma mban fjalimin.
7.1913 – Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnisë së Mesme. (Nenvizimet F.R.)
1913, Në Vjenë z. Mark Kakarriqi, deklaron: “Shkodranët do të vazhdojmë luften per Liri, kur të vriten të gjithë Burrat, luften do ta vazhdojnë Gratë…”


Sot në prag të 100 vjetorit të Shkodres së “Lirë”, kur shoh perditë e ma t’ ashper luften ndaj Kulturës së Veriut, Historisë së Lavdishme të Trojeve Shqiptare, perpjekjet dhe kambnguljen e “prof. dr. e akademikëve” me fshi nga Ajo Histori e lavdishme Emnat e nderuem të Atdhetarëve, dijetarëve, luftarëve, klerikëve, intelektualëve të Veriut dhe Gjuhës së Shenjtë të Tyne, Gegënishtes…apo si e quejtën anadollakët komunistë “Gjuha e Krishtit”, edhe pse Shkodranët kam besim se edhe në të ardhmen e ndritun tek e cila do të shpresojmë, Ata do t’a vazhdojnë luften e Tyne, po kur të mbarohen Burrat…
Po persërisë, të Ndjerin Mark Kakarriqi:
“Luften per Gegënishte… do ta vazhdojnë Gratë Burrnesha Shkodrane!”
Melbourne, 2013.
http://www.infoshkodra.com
Dilemat e Rembrandtit shqiptar
Tabloja mendohet se i perket piktorit te madh ose shkolles se tij. Historia e tregtarit te madh Mark Kakarriqi dhe vizita misterioze e i Ilia Erenburgut. Vepra iu shit Galerise se Arteve per 6 mije leke te vjetra. Sot gjendet ne fondin e GKA-se. Flasin specialistet
Ne vitin 1945 shkrimtari rus Ilia Erenburg, ambasador jozyrtar i Stalinit ne perendim dhe propagandist i regjimit te sovjeteve, beri nje vizite te cuditshme ne Shqiperine e sapocliruar. Lajmi se befas po vinte shkrimtari i madh, mobilizoi zyrtaret shqiptare qe dolen per ta nderuar qe ne kufi me Malin e Zi. Ata ishin te bindur se Erenburgu do akomodohej ne Tirane ku do pritej nga hierarket me te larte komuniste, ndaj u moren masa per pritje sa me dinjitoze. Por mbeten keq kur ai kerkoi qe te ndalonte ne shtepine e Mark Kakarriqit ne Shkoder dhe te fliste me te zotin e saj. Donte te njihej me tregtarin e pasur shkodran, nje personazh vertet i cuditshem, tejet interesant dhe po kaq pak i njohur. Sigurisht, shkrimtarit hebre rus qe kishte lidhje direkte me Stalinin, nuk i duhej CV-ja e tregtarit qe kishte shetitur ne shume vende, por nje veper qe ishte brenda mureve te baneses. Erenburgu ndali frymen ne shtepine e Kakarriqeve dhe i kerkoi te zotit te shtepise, t’i hidhte nje sy nje pikture specifike, qe ai ishte i bindur se ndodhej aty. Por megjithese ishte gati ta blinte sa te kushtonte, rusi iku duarbosh. Tregtari i pasur mohoi te kishte nje veper te tille, edhe pse ne oborr mbante skulptura interesante dhe brenda mureve ekspozonte vepra te rralla antike. Erenburgu, pervecse shkrimtar i oborrit te Stalinit, ishte i apasionuar pas veprave te piktoreve me fame boterore. Vepra te cilat ngelen ne Bashkimin Sovjetik nga koha e Carit, e me vone u bene pjese e fondit te “galerise” se qeverive te Leninit e Stalinit. Shume syresh perfunduan ne duart e pak aparatcikeve te larte sovjetike, mes tyre dhe Erenburgut qe si aristokrat nga prejardhja, ua dinte vleren. Ama koleksionit te tij te rralle te veprave te piktoreve me te shquar boterore, i mungonte njera, “Cifuti shetites”.
Plot 23 vjet me vone, kur marredheniet me sovjetiket ishin prishur, pinjollet e Mark Kakarriqit qe nuk ishin me familje industrialistesh nga me te pasurit e vendit, do te nxirrnin ne drite vepren qe kishte ngjallur kaq fort interesimin e Erenburgut. Me 15 nentor te vitit 1968, Galeria Kombetare e Arteve Figurative ua bleu ate Kakariqeve per 6 mije leke te vjetra. Ne fillim u tabloja u quajt “Plaku shetites”, ndersa me vone mori emrin “Cifuti shetites”. E gjithe kjo “lufte” per ta pasur kete veper me permasa 45 X 54 cm, kishte nje arsye te madhe. Sepse mendohej se ishte e piktorit me fame boterore, Rembrandt Harmenszoon van Rijn, qe la vepra te shumta ne shekullin 17-te. Po a eshte veper e Rembrandtit kjo pikture, qe ende ndodhet ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve? Nese ishte nje kopjim, perse do te interesoheshin kaq shume koleksionistet, aq me teper njohesit e thekur si Erenburg? Dilemat vazhdojne edhe sot e kesaj dite, megjithese per te jane bere studime. Ajo veper qendroi per disa vite ne familjen Kakarriqi qe njihej per tregtine dhe iniciativat e fuqishme ekonomike me vendet e tjera. Duke qene ne gjendje te mire por edhe i arsimuar dhe me kulture, Mark Kakarriqi nuk nguronte te blinte objekte te ndryshme artistike, duke nisur nga skulpturat, pikturat dhe objekte te shumta antike. Nje prej veprave qe ra ne duart e tregtarit, i konsideruar deri diku edhe si aventurier, ishte ajo qe per shume vite do te njihej si nje pikture qe ishte punuar nga duart e te madhit Rembrandt. Po ne vitin 1968, asaj iu vendos nje cmim i ri. Kesaj radhe shifres prej 600 lekesh do i shtohej edhe nje zero nga pas. Kushtonte 60 mije leke te vjetra. Qe ne te vertete do te thonte se nuk ja mbante kujt xhepi te shpenzonte aq shume. Sigurisht ne Shqiperi, se ne bote te pasionuarve kjo shume u dukej qesharake. Megjithate, qe nga ajo kohe dhe deri me sot, mbetet ne ajer nje debat pa pergjigje: “Cifuti shetites” eshte nje veper e vertete e Rembrandtit, apo e shkolles se Rembrandtit?
Ne vitin 1983, drejtues te kultures dhe artit donin njehere e pergjithnje te jepnin nje pergjigje te sakte per kete veper. Me iniciative te zevendesministrit te Kultures, Anastas Kondo, u ngrit nje grup pune per te studiuar kete pikture. Ne stafin e vogel te profesoreve, mori pjese edhe gjeologu prof.dr Aleksander Cina. Me profesorin qe per pak jave kap 75 vjec, takohemi ne Fakultetin e Gjeologjise. Ka nje kujtese mjaft te mire dhe sapo ka ardhur nga Gjermania ku ka mbajtuar nje referat ne lidhje me mineralet e ngurta. Paksa e habitshme sesi regjimi vendosi qe nje gjeolog te merrej me ekzaminimin e nje vepre arti, por kete kureshtje e shuan vete Cina. “Zevendesministri Kondo me kerkoi qe te isha pjese e ekipit, pasi duhet te kryeja analizat e vepres per te percaktuar qofte edhe me perafersi vitin e krijimit”. Eshte aq i kujdesshem saqe ka ruajtuar nje telegram qe i dergohet nga drejtori i arteve figurative Fuat Dushku, ku shprehimisht thuhet: “Diten e hene, dt 7.2.1983, ora 16.30, behet diskutimi mbi projektin e restaurimit te portretit te Rembrandtit, “Plaku Shetites”. Lutemi mos mungoni”. Ky eshte telegrami qe sot ka marre nje ngjyre te verdhe, por profesori gjeolog e ruan. Ai mori pjese ne diskutim, megjithese ne fillim Cina kishte shfaqur nje lloj hezitimi, pasi nuk e kishte te qarte nese do vlente ose jo per punen qe do te kryhej. “Mora pak kampione beze, shtresa te vogla te bojes preparate shfile per t’i vrojtuar me mikroskop optik dhe me pas me steriomikroskop”, kujton Cina. Iu desh pak kohe per te dhene nje pergjigje, por kurrsesi nuk mund te vertetonte autencitetin e vepres. “Nga vrojtimi ne dy mikroskope te kanavaces se piktures, arrita ne konkluzionin se kishim te benim me nje veper te vjeter”. I kerkonin moshen e sakte, por… “Nuk mund te thoja asgje me shume, vecse qe duke krahasuar bojen e perdorur dhe bezen, kishim te benim me nje veper mbi 200 vjecare”, pohon Cina. Ai nuk kujton qe te kete pasur ndonje mbishkrim, por gjithsesi nga nje foto qe i eshte bere kesaj vepre nga mjeshtri i madh Kel Marubi, dallohet nje pjesez metalike ne fund te portretit ku shkruhej: “Rembrandt, Harmenszoon van Rijn 1606 Eden-1669 Amsterdam”. Mirepo surprizat nuk munguan kur kete tablo e soditen me imtesi. Portreti qe ekziston edhe tani eshte punuar mbi nje pjese tjeter, cka vertetonte nje praktike jo te rralle te punes se Rembrandtit. Konstatohet nje mbingarkese te vernikut ne tablone “cifuti shetites”. Gjithsesi ishte e tepert te thuhej me force ne ate kohe se kishin te benin me nje veper te Rembrandit, ndaj u la qe minimumi te konsiderohet si “Shkolla Rembrandt”. Per me teper qe kjo pikture kishte nje ngjashmeri te madhe me veprat e piktorit te madh. Ne tablo paraqitet nje plak ku i dallohen qarte vuajtjet, trishtimi, ngasherimi dhe lodhja, duke e perforcuar me sfondin nga pas qe eshte i erret. Ndoshta si mesazh se “Cifutin shetites” qe perfundoi ne Shqiperi, e priste i njejti fat i erret. Sepse ndodhet ne nje dhome te zymte, diku i palosur pas 200 veprave te autoreve te huaj qe gjenden ne Galerine Kombetare te Arteve. Ne raste te tilla gjithnje pergjigja dihet: Nuk ka fonde per t’i ekspozuar ne salla te vecanta ku kerkohen kushte specifike qe keto vepra me vlera te medha te mos demtohen. Ndaj si “zgjidhje” eshte gjetur qe te qendrojne ne erresiren e magazinave te galerise.
Drejtori i Galerise Kombetare te Arteve, Rubens Shima, pohon qe kjo pikture eshte pjese aktuale ne inventarin e institucionit qe drejton. Pasi konfirmon historikun se si kjo pikture ka arritur deri aty, tregon edhe per punen qe eshte kryer per te studiuar vepren. Edhe pse ishin emra te njohur te piktures shqiptare ne ate kohe, qe u moren me studimin e saj, duke nisur nga Kristaq Rama, Odise Paskali, Nexhmedin Zajmi, Shaban Haderi, Foto Stamo, etj, perseri nuk u arrit ne nje konkluzion perfundimtar. As u pohua, por as mohua qe te ishte veper e Rembrandtit. Shima tregon se kishim mangesi ne njohjen e veprave te piktoreve te medhenj dhe per me teper mungojne laboratoret e nevojshem per te studiuar me detaje kete tablo mahnitese. Deri me tani jane besuar legjendat urbane qe qarkullonin ne Shkoder, se ishte veper e Rembrandtit qe Mark Kakarriqi e kishte marre ne Rusi. Per me teper aty i eshte vene edhe emri “Cifuti shetites”. Te cilit nuk iu nda fati i keq. Pjesa e poshtme e portretit eshte gervishtur me nje send metalik rreth 5 cm, (mendohet me nje maje cadre). Madje edhe data e demtimit nuk eshte e sakte. Ne relacionin per “Cifutin shetites”, shkruhet se u demtua ne vitet 1989-1992. Gjithsesi ajo eshte restauruar nga specialisti Eduart Sopi dhe tashme ajo gervishtje eshte fshire me shume kujdes duke mos u dalluar se eshte restauruar.
Problemi mbetet apo ai, enigma qe qarkullon qe nga viti 1945 mbi autenticitetin. “Per te vertetuar autenticitetin e vepres kerkohet nje pune e gjate me specialiste te cilet kane studiuar veprat e tij, biografe dhe institute te mirefillta”, thote Shima. Gjithsesi nga ana profesionale, ai jep nje mendim per objektin qe ndodhet ne inventarin e Galerise. “Vepra tregon qe autori ka qene profesionist. Ka nje menyre te vecante ku drita pozicionohet ne qender te subjektit, tipike per Rembrandtin”, pohon Shima. Gjithsesi pas viteve 90’ imazhet e kesaj tabloje (foto) i kane pare specialiste nga Hollanda te cilet me pamjen e pare kane qene skeptike se kjo veper eshte e Rembrandit, por kerkuan ta studiojne tablone me ne hollesi. Kjo nuk u mundesua pasi kerkoheshin fonde te konsiderueshme. Jo per transportin, por sepse mbi ate pikture do te punonin specialiste te njohur qe jane “cifute” per nga pagesa. Nje pune e specializuar ka dhe shperblimin ekstra nga pas. Ndaj kjo veper nuk “shetiti” drejt Hollandes dhe mbeti aty ku ndodhet edhe sot e kesaj dite, ne erresire te plote. Por nuk eshte e vetmja qe qendron e pluhurosur ne galeri. “Jane rreth 200 vepra arti te autoreve te huaj qe nuk jane ekspozuar, si per mungesen e ambienteve ashtu edhe per kushtet qe kerkojne”, thote drejtori Shima. Nje prej te cilave eshte edhe e shumeperfolura si veper e Rembrandit. Duke ditur qendrimin e regjimit komunist ndaj tregtareve, ngjan e cuditshme se si pinjollet e Mark Kakariqit mbijetuan, madje ne vitin 1968 “Cifutin shetites” nuk ua konfiskoi shteti, por e bleu. Duket se ajo qe i ka shpetuar ka qene piktura te cilen Mark Kakarriqi e solli nga Rusia. Gjasat jane qe Kakarriqi, si furnizuesi me grure i Leninit ne ditet me te keqija te regjimit te sapoardhur ne fuqi te sovjeteve, gjate luftes civile te 1918-es, te jete paguar me vepra arti ose t’i kete marre ato si shperblim ekstra. Per Kakarriqet, shperblimi erdhi pas disa vitesh nga clirimi, kur banesa e hijshme ne te cilen jetonte tregtari i pasur u be shtepia e pioniereve.
Nje jete e cuditshme
Sado qe person enigmatik, disa momente te jetes aventurore te Mark Kakarriqit, jane te dokumentuara. Ka lindur ne vitin 1884, bir i Nikolles, tregtar dhe pronar tokash, dhe Agathe Benit. Ka marre pjese ne komitetin e kryengritjes shqiptare kunder osmaneve me qender ne Podgorice, ne vitin 1907. Aktiv ne kryengritjet e medha te viteve 1911-12. Ne vitin 1913 ishte nder organizatoret e kongresit shqiptar te Triestes, qe kerkonte Shqiperine ne kufijte e vet natyrale. Nderkaq, ishte tregtar i lindur dhe njihte disa gjuhe. Ndersa Rusia e vitit 1918 ishte pllakosur nga lufta mes bolshevikeve dhe trupave cariste me koalicionin nderkombetar rreth tyre, Kakarriqi shkarkonte grure ne Pjeterburg. Ne vitin 1929, figuron te kete themeluar ne Londer nje kompani birre me kapital 400 mije paunde dhe sipas historikut te Bankes se Shqiperise, ka qene iniciator i themelimit te nje banke. Ne vitet e para te regjimit fashist, eshte kryetar i bashkise se Shkodres por nderkaq ka ndihmuar edhe levizjen komuniste.
Me vendosjen e sistemit komunist, banesa e tij u kthye ne shtepi pionieresh. Nuk kemi mundur te gjejme vitin e vdekjes se Mark Kakarriqit, por pinjollet e kesaj familjeje per te ruajtur ambientet, punonin si bahcevane ne oborrin e shtepise se madhe qe dikur ishte e tyre. Lufte me ate sistem nuk benin, ndaj me hir apo pahir dorezuan gjithcka qe kishin. Ne kohen kur banesa ne vitin 1949 u shtetezua, vepra “Cifuti shetites” ndodhej ende ne shtepi. Derisa doli ne drite ne vitin 1968. Nje vit me heret, kishte vdekur ne Moske ne moshen 76 vjecare, shkrimtari Ilia Erenburg, kerkuesi i ethshem i kesaj tabloje.
PREGATITI PER ALBA – DANSK
LUIGJ SHKODRANI



Leave a Reply