
Dhimbje dhe pikellim i thelle ne zemrat tona. Ferdinand Poni u nda nga ne.
Te dashur miq, me hidherim te madh e pikellim te thelle mesova lajmin e rende te ndarjes se papritur sot nga ne te anetarit te Keshillit Kombetar te PD, kryetarit te grupit te keshilltareve te PD ne Bashkine e Tiranes, mikut dhe njerit prej bashkepuntoreve te mi nder me te afte, me te perkushtuar dhe me eficente, Ferdinand Ponit.
Ndarja e parakohshme nga jeta e Ferdinandit, djalit, prindit dhe bashkeshortit, qytetarit, mikut shembullor, eshte nje humbje e madhe e pakompensueshme per bashkeshorten, femijet, familjaret, miqte dhe te afermit e tij. Por sot, me ndarjen nga ne te Ferdinand Ponit, PD ka humbur njerin prej veprimtareve me te vendosur te saj, drejtuesin e larte, njohesin, reformatorin kompetent e te perkushtuar te qeverisjes vendore, decentralizimit e demokracise dhe avokatin besnik e te shkelqyer te saj dhe te Shqiperise ne forumet brenda dhe jashte vendit.
Duke shprehur ngushellimet me te thella, nenes se tij, bashkeshortes, djemeve dhe te gjithe familjareve, miqve, te afermve por dhe mbare demokrateve te Shqiperise per kete humbje te rende, le te lutemi ne se bashku qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar. I lehte qofte dheu i tokes sone per ty miku yne! sb
Sali Berisha
Burimi – Facebook


Leave a Reply