![]()
Më shumë se çdo produkt bukurie, fytyrën e një femre e zbukuron buzëqeshja e saj, ndonëse e besonte këtë shprehje aktorja e famshme u jep disa këshilla të dobishme bukurie femrave kudo në botë
Merlin Monro është pa diskutim një nga femrat seks simbol më të njohura dhe një nga ikonat më të mëdha të të gjitha kohërave.
Bukuria e saj ishte tërësisht natyrore dhe magjepsëse, por këshillat e bukurisë që ajo aplikonte e bënin të dukej e mrekullueshme. Merlin Monro ka ndarë sekretet e bukurisë së saj me miliona femra në të gjithë botën. Ndiqini ato dhe do të ndiheni pjesë e bukurisë përrallore femërore.
Këshillat
1. Për të krijuar idenë e buzëve sa më joshëse, Merlin përdorte pesë lloje të ndryshme hijesh buzëkuqi dhe shkëlqyesish për t’u dhënë buzëve dimensione të ndryshme. Të kuqen e errët e përdorte për cepat ndërsa të kuqen më të zbehtë për mesin e buzëve. Gjithashtu pjesa më e dukshme e buzëve vihej më në pah me një nënvijëzues, e njëjta gjë vlente edhe për mesin e buzës së poshtme. Kjo taktikë e përzierjes së buzëkuqit me shkëlqyesin i bëri buzët e Merlinit të dukeshin fantastike dhe tërheqëse.
2. Monro përdorte vazelinë poshtë kremit të lëkurës për t’i shtuar asaj një shkëlqim të bukur. Ky sekret e bënte lëkurën e saj të dukej shumë e freskët dhe të shkëlqente përpara kamerave, duke krijuar një pamje që tërhiqte syrin.
3. Aktorja vinte një gjysmë seti qerpikësh në cepat e jashtëm të syve për të zgjeruar formën e tyre dhe gjithashtu rimel për t’i bërë qerpikët të dukeshin perfekt.
4. Për t’i bërë të dukeshin sa më mirë tiparet e fytyrës në formë zemre të Merlinit, makijazhisti i saj përdorte disa hile. Për të zgjeruar gjysmën e sipërme të fytyrës së saj, ai përdorte kremin pudër në ngjyrë të errët, po ashtu edhe për të bërë që të binin në sy harqet e vetullave, gjë që e ndihmonte ta bënte ballin të dukej më i gjerë. Më pas ai përkufizonte dhe i jepte dritëhije pjesës së poshtme të fytyrës për t’i bërë nofullat dhe fytyrën të dukeshin të holla.
5. Për ta bërë hundën të dukej sa më e vogël dhe me formë, Merlin aplikonte një furçë për të përskuqur mollëzat e fytyrës që dukeshin tepër të këndshme. Që hunda të dukej më e vogël, fillimisht ajo lyhej pak me ngjyrë të kuqe, më pas me vazolinë në majë dhe sërish me pudër.
6. Për të zmadhuar sytë, Merlin përdorte laps konturues ngjyrë të zezë ose kafe, duke bërë kufizime në pjesën e brendshme dhe më pas të jashtme të syrit. Merlin besonte se pjesa më e rëndësishme e fytyrës së një femre ishin vetullat, që duheshin ngritur.
7. Duke përdorur një laps ngjyrë kafe të lehtë, Monro vizatonte një hije të vogël në fund të pjesës së poshtme të qerpikëve, duke i dhënë këndin e duhur që e bënte të dukej sikur hija kishte zbritur prej qerpikëve të sipërm. Ky sekret e bënte aktoren të dukej seksi dhe e ndihmonte të kishte sy më të mëdhenj. Hapësira midis dy vijave, asaj të qerpikëve të sipërm dhe hijes së rreme të qerpikëve të poshtëm, e mbushte me një laps të bardhë.
8. Ylli i kinemasë e nxirrte në pah të gjithë pjesën e syrit. Kjo nënkupton se ajo aplikonte një pudër me ngjyrë të errët për cepat e brendshëm të syrit, në tulin e vetullave dhe poshtë syve.
9. Për të krijuar një hije të lehtë në tulin e vetullave, kapakët e syve të saj mbuloheshin me një krem të bardhë si fillim, që ngjitej deri në pjesën e sipërme të vetullës dhe pastaj përdorej një ngjyrë kafe ose blu e errët në pjesën më të lartë të kapakut të syrit. Kjo i bënte sytë e aktores të dukeshin shumë elegantë dhe të thellë.
10. Merlin Monro vinte vetëm makijazh rozë ose violë në mollëza që të dukej gjithnjë e freskët.
Dieta e Merlin Monrosë
Mëngjesi: Sipas revistës Pageant të publikuar në vitin 1952, Monro ishte shprehur se preferonte të hante një mëngjes të thjeshtë me qumësht dhe vezë. Ajo ngrohte një filxhan qumësht dhe i fuste brenda dy vezë. Sipas saj kjo i shtonte mëngjesit shumë proteina dhe e ndihmonte të kishte një trup të shëndetshëm.
Dreka: Ajo zakonisht nuk hante drekë. Megjithatë ky zakon është provuar nga shkenca se shmangia e të ngrënit drekë është jo e shëndetshme.
Darka: Merlin hante në darkë mëlçi, biftek ose mish qengji të zierë, që i shoqëronte me 4-5 karota në gjendje të zakonshme.
Shtesë: Asaj i pëlqente akullorja dhe krem karamele i ngrohtë.
Ushtrimet fizike
Sipas atyre që janë folur për të, Merlin Monro nginte pesha 2 kilogramë. Aktivitete të tjera që asaj i pëlqenin shumë ishin joga, vrapi dhe shëtitjet me kalë. Aktorja nuk kalonte shumë kohë me ushtrime fizike, për shkak se dieta e saj ushqimore përmbante shumë proteina dhe fare pak karbohidrate.
Gazeta Shqip






Leave a Reply