![]()
Në mbarë trevat shqiptare sot shënohet 7 marsi – Dita e Mësuesit. Shkollat dhe institucionet arsimore shënojnë këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqip.
Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.
Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Kjo ditë shënohet edhe në shenjë respekti dhe nderimi për gjithë arsimtarët dhe arsimdashësit që dhanë kontributin e tyre për arsimin shqip gjatë periudhave të ndryshme historike, por edhe represionin serbo-sllav në Kosovë, Maqedoni, Luginë dhe Mal të Zi, gjatë dekadave të fundit.(INA)


Leave a Reply