
Një ish oficere e policisë britanike, vrau vetën pasi bashkëshorti i saj e mori vesh se ajo kishte një lidhje romantike me një koleg.
Trupi i Gail Crocke, u gjet në bagazhin e makinës së saj Audi TT, në një parking, disa ditë pas zbulimit të aferës.
Kur bashkëshorti i saj, Peter Crocker, ishte në një udhëtim biznesi në Londër, mori një mesazh nga gruaja e tij, i cili ishte shkruar për kolegun, të cilin ajo e kishte takuar atë mbrëmje.
“Faleminderit për mbrëmjen e mrekullueshme, uroj që ta bëjmë këtë më shpesh”, ishte mesazhi që i ishte dërguar gabimisht atij.

Kur Crocker, ishte kthyer në shtëpi, 46 vjeçja i kishte kërkuar falje, dhe i kishte thënë se e kishte bërë vetëm një herë.
“Dola nga makina, ajo ishte në lot dhe kërkonte falje. Ajo më tha se e kishte bërë vetëm një herë”, ka treguar ai.
Po atë ditë, ai ishte larguar nga shtëpia.
“Ajo provonte të më kontaktonte. I binte telefonit, të cilin unë nga zemërimi e hodha përtokë”, ka treguar ai.
Kështu, ai kishte vendosur që të blinte një shtëpi të re, po kur ishte kthyer në shtëpinë e tij për gjërat, gruaja e tij nuk ishte aty, po ashtu si edhe vetura e saj.
I shqetësuar për mirëqenien e saj, ai kishte lajmëruar stacionin e policisë, ku i kishin thënë se ajo kishte thirr e tronditur, për shkak të zhvendosjes së tij, atë mbrëmje.
“Nuk mund të flija gjithë natën. Nuk dëgjova asgjë për Gail atë natë”, shpjegon ai.
Mëngjesin e së nesërmes, David Rendell dhe gruaja e tij, të cilët ishin miq të afërt të Crockers, kishin njohur makinën e Gail në parking, derisa kishin dal për të shëtitur me qenin e tyre. Kështu David, kishte thirr Peter, për t’i thënë që të takoheshin atje.
Kur Crocker, kishte hapur bagazhin e makinës kishte gjetur trupin e gruas, me një kuti barërash afër dhe një letër që ajo kishte shkruar për të dhe dy vajzat e tyre të rritura.
Çifti, i cili ishin së bashku për më shumë se 30 vjet, ishin takuar kur ajo ishte 15 dhe ai 17 vjeç.
“Ajo ishte jeta ime. Kishim plane. Nuk ka asgjë më të keqe se vetëvrasja e saj. Jam i humbur pa të”, ka thënë ai.
http://www.kosovapress.com


Leave a Reply