
Një grua ka mashtruar burrin e saj, duke i thënë se ishte përdhunuar, vetëm që të mbante sekret dashurinë e fshehur me një burrë tjetër. Aferë kjo që kishte zgjatur gjashtë vite.
Jessica Gore, 32, nënë e dy fëmijëve, ishte martuar me burrin e saj Richard Scott, vetëm për katër javë.
Burri i saj, duke e mbrojtur atë, tha që të lajmëroj policinë për të raportuar krimin.
Por, ky rast u zbulua, kur policia hetoi dhe kuptoi se nuk bëhej fjalë për përdhunim, por e gjitha ishte planiaifkuar që ajo të takohej me të dashurin e saj, e që ishte shumë afër shtëpisë së burrit të me të cilin ishte martuar.
Gore, pranoi se e kishte shtrëmbëruar procesin e drejtësisë, dhe iu dha një denim të pezulluar me burg prej tetë muajsh.
Poshtu policia zbuloi edhe shumë mesazhe dërguar të dashurit të saj, ku më në fund pranoi se ajo ishte duke e mashtruar burrin e saj për gjashtë vite.
Richard Scott, burri i Gore, kishte treguar se si ajo kishte thënë se po shkonte për vizitë tek një shoqe e njohursi Amanda.

Më vonë ajo i kishte kthyer porosinë duke i thënë se kishte mbërritur në vendin e duhur, e që në fakt sipas Scott, ajo ishte në krahët e të dashurit, duke bërë dashuri.
kosovapress.com


Leave a Reply