Në 20 shkurt 2014, rreth orës 12: 30, pra një orë e gjysëm para fillimit të protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tre anëtarë të RENEA-s, të veshur me uniformë, hynë në katin e poshtëm të kompleksit të kullave binjake që gjendet në afërsi të ndërtesës së Kryeministrisë dhe u ngjitën në katet e sipërme. Të tre mbanin në duar çanta me pajisjet e tyre, madje njërit prej tyre i dallohej qartë pushka snaiper. Snaiperët dolën nga ndërtesa rreth një orë pas përfundimit të protestës. Unë i pashë personalisht snaiperët duhe hyrë në ndërtesë, se atë ditë u gjenda vetëm pak metra larg tyre. Gjithsesi, ky është një fakt i mirëevidentuar dhe çdo mohim i tij hap pista të reja dyshimesh. Sigurisht se në në të gjitha rastet kur ka pasur protesta të ngjashme, ka pasur snaiperë të RENEA-s (forcat speciale të Policisë së Shtetit). Këta snaiperë vendosen sipas planit të operacionit, i cili është i protokolluar dhe më pas mund të përdoret si provë në rast të një hetimi eventual. Por snaiperët e tillë vendosen në ndërtesa shtetërore, dhe një nga arsyet për të cilat bëhet kjo gjë është se nëse ndodh që të vritet dikush me snaiper të vendosur në një ndërtesë private, atëherë ndërtesa rrezikon të bëhet objekt i atentateve për hakmarrje. Nëse ndodh që nga një ndërtesë private një snaiper policie ka vrarë një person në një protestë politike, atëherë vlera e ndërtesës shkon në zero, askush nuk ble ose nuk merr më mjedise me qera te ajo. Kompanitë e sigurimeve që kanë siguruar ndërtesën si dhe bizniset që gjenden atje u rrisin çmimin e kontratës së sigurimeve klientëve të tyre. Administratorit të ndërtesës, pa lejen ose së paku dijeninë e të cilit, nuk mund të hynë këta njerëz në tarracën e ndërtesës, paditet nga vetë pronarët dhe klientët.
Në çdo rast, snaiperët e RENEA-s nuk kanë qenë në tarracë e sipërme të ndërtesës, domethënë në çatinë e saj, se atje nuk është një pozicion i favorshëm për të kqyrur turmën që do të gjendej në bulevard. Pozicionet më të përshtatshme janë e shumta deri në katin e pestë të njërës nga kullave që është në anë të ish-selisë së Komitetit Qendror të PPSH, sot selia e Kuvendit. Që nga ajo pikë mbahet mirë nën kontroll si hyrja e Kryeministrisë, ashtu dhe pjesa e turmës që do të gjendej para ndërtesës së Kryeministrisë. Në 20 shkurt, të gjitha zyrat që gjenden te kullat binjake u mbyllën para fillimit të protestës. Pra, snaiperët e RENEA-s kishin çelësin e një zyre private. Cila të ketë qenë kjo? Mjediset e kullave binjake janë shumë të monitoruara me kamera pra të gjitha lëvizjet e tyre duhet të jenë të videoregjistruara. Nëse hyrja dhe lëvizjet e tyre brenda ndërtesës nuk janë regjistruar, kjo pastaj e bën edhe më të ndërlikuar skenarin në funksion të të cilët ishte vajtja e tyre në ndërtesë. Nuk dua që të them gjëra që mund të quhen spekulimeve në bazë të informacioneve që kam. Do të ishte mirë që për këtë çështje të kishte një hetim institucional, madje edhe një hetim parlamentar.
Këtë e them për faktin se prania e snaiperëve të Policisë në një ndërtesë private, të cilët do të mbikqyrnin një protest politike nuk mund të jenë veçse atentatorë politikë eventualë. Detyra e tyre nuk mund të ishte tjetër veçse që në rast të krijimit të një situate trazire të vrisnin liderë politikë. Në 21 janar 2011 kullat binjake ishin bastioni ekskluziv i opozitës së majtë gjatë protestës së asaj dite. Përse duhej që në protesën e 20 shkurtit të kishte snaiperë në një ndërtesë private? Nëse opozita nuk ngulmon për një hetim të thellë të këtij episodi të ditës së 20 shkurtit atëherë do të ballafaqohet me skenare shumë të errëta në të ardhmen. Nuk duhet harruar se në 14 shtator ka pasur dy të vrarë para se të sulmohej Kryeministria. Prokuroria e kohës i quajti këto vrasje si pa lidhje me manifestimin e 14 shtatorit. Madje në 14 shtator snaiperët plagosën dhe një operator të Tv Shijakut, Engjëll Shehu, i cili ishte duke filmuar manifestimin.
Për protestën e 20 shkurtit si në asnjë rast tjetër kryetari i PD-së Basha kishte dhënë garanci në një drekë me ambasadorët e huaj se do të ishte paqësore, dhe kishte marrë përgjegjësinë për protestën, duke dalë në krye të saj, ndryshe nga ç’ bëri Edi Rama, i cili qëndroi në bisht të saj, pasiqë kishte deklaruar zyrtarisht se nuk mbante përgjegjësi nëse demonstrata dilte jashtë kontrollit. Prandaj, në 20 shkurt Policia e Shtetit mund të ishte mjaftuar e shumta me snaiperët e vendosur në tarracën e ish-Komitetit Qendror, të cilët qenë atje. Përse duheshin snaiperët shtesë? Pyetja tjetër që lind natyrshëm është: Nëse do të ndodhte që këta snaiperë të vendosur në këtë ndërtesë private të kishin vrarë pjesëmarrës në protestë në ditën e 20 shkurtit, a do t’ i kishte marrë përsipër vrasjet e tyre Policia e Shtetit, domethënë qeveria? A qenë këta snaiperë legalë, që vepronin sipas planit operacional zyrtar, apo snaiperë ilegalë, e thënë ndryshe militantë socialistë-vrasës të porositur?
Këto pyetje kryetari i PD-së Basha ka detyrim që t’ ua bëjë ambasadorëve të huaj, të cilëve iu dha garanci dy ditë para protestës se protesta do të ishte paqësore, por edhe ministrit të Punëve të Brendshme në një interpelancë parlamentare, duke i kërkuar sqarime për çështjen. Këto sqarime Kryetari i PD-së ua detyron dhe anëtarëve dhe simpatizuesve të PD që erdhën në protestë pas thirrjes së tij.
Episodi me snaiperët ku u bëra rastësisht dëshmitar, më hoqi krejt ngurimet për të bërë publik një informacion shumë interesant që më ka ardhur këto ditë dhe që më dukej si disi i pabesueshëm./Kastriot Myftaraj
Burimi – Facebook


Leave a Reply