
Respublica shkroi edhe më herët për vlerësimin bombastik (dhe qesharak) që selia blu i bëri pjesëmarrjes në protestën e sotme. “Kanë qenë 150 mijë protestues”, ka deklaruar zyrtarisht për mediat selia e PD-së. Agjencia AP në një lajm të shkurtër vlerësoi me përafërsi një numër prej rreth 5 mijë vetësh. Por e përditshmja Dita nuk është mjaftuar me kaq. Duke llogaritur përmasat e hapësirës ku ishin mbledhur protestuesit, Ditës i rezulton një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë, ku me një dendësi 1.5 njerëz për metër katror, numri I pjesëmarrësve del jo më shumë se 4500 vetë. Gazeta përmend edhe batutën e këshilltarit të kreut të Kuvendit Meta, Emiljano Aleksi, që ka ironizuar ndërkohë në Facebook: “E dija që dje që do ishin 150 mijë. Edhe 851 mijë duhet për të ardhur në pushtet”.
a.k
respublica.al


Leave a Reply