Martesa është bërë që një burrë dhe një grua të plotësojnë njëri-tjetrin
në mënyyrë të ndërsjelltë.
Pse u martuat vallë? Për seks? Për romancë? Për shoqëri? Për siguri? Për të patur fëmijë?
Ka arsyye të mira që të çojnë në martesë dhe ka edhe të atilla që janë fëminore. Komentet e mëposhtme janë dhënë të gjitha nga vajza dhe djem 10 vjeç e poshtë dhe zbulojnë kuptimet
e tyyre të thjeshta dhe qesharake që kanë për martesën.Jona, 9 vjeç: “Kur të martohem, dua që të martohem me një që është i gjatë, i pashëm, i pasur
dhe që e urren spinaqin si unë.”
Arbeni, 6 vjeç: “Unë dua të martohem, po jo tani, sepse ende nuk mund ta kaloj dot rrugën vetëm.”
Stivi, 10 vjeç: “Unë dua të martohem me një që është si mamaja ime, po ama të mos më kërkojë që të pastroj dhomën time.”
Klajdi, 9 vjeç: “Nuk dua të martohem me një që është e pasur, por vetëm të ketë më shumë lekë se unë në xhep.”
Mondi, 9 vjeç: “Së pari, ajo duhet të pëlqejë picën, pastaj duhet të pëlqejë sanduiçët me djathë, pastaj duhet t’i pëlqejnë karamelet;
kështu martesa jonë do të zgjasë përgjithmonë.”
Ne vëmë buzën në gaz kur lexojmë këto përshtyypje
fëminore, meegjiithatë
qëllimi i shuumë
çifteve që martoohen
nuk është shumë më i thellë se këto që lexuam. Seneka, filozofi romak, ka shkruar:
“Ju duhet ta dini se për në cilin port do të lundroni, nëse doni të niseni me erën e duhur që t’ju çojë atje.”
Një problem në shumë martesa sot është se partnerët kanë qëllime të ndryyshme pse martoohen.
Përfundimi është, që burri dhe gruaaja
nënshkruajnë për një udhëtim që zgjat tërë jetën, por lundrojnë drejt porteve të ndryyshme. Nuk është çudi, që në fakt ata të përfundojnë në porte të ndryyshme dhe anija e tyyre të ndahet
në dyy pjesë.
Që një martesë të funksionojë, kemi nevojë
që:
• Të zhvillojmë shoqërinë me njëri-tjeetrin;
• Të mësojmë si të zgjidhim konfliktin me dashuri;
• Të zbavitemi dhe ta mbajmë të gjallë romancën;
• Të bëjmë një përkushtim të përhershëm ndaj martesës.
Nga Denis Reini
Leave a Reply