Ky flamur që shihni në foto është ai që ka shkaktuar reagim nga më të ndryshmet gjatë ditës së sotme në disa medie të caktuara proqeveritare maqedonase. Flamuri është vendosur pranë heroit legjendar, Gjergj Kastriot Skënderbeut për 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Në qendër të Shkupit gjatë ditës së sotme është duke u valëvitur një flamur madhështor, i cili është vendosur në shtëpinë e mallrave, te sheshi i Skënderbeut”, kështu e komentojnë disa medie maqedonase vendosjen e flamurit shqiptar, informon “Almakos”.
Disa prej madje kanë shkruar se “me flamuj kombëtar shqiptarë festohet Pavarësia e Kosovës, kurse në Maqedoni, vendi shfrytëzohet!”.
/Shekulli Online/E.D./


Leave a Reply