
Makfire Maqedonci – Canolli lindi në Prishtinë. Fëmijërinë dhe rininë e hershme i kaloi në vendlindje. Është shkolluar në fushën e pedagogjisë, që e ka bërë më të ndjeshme e më njerëzore edhe në poezi. Me këtë art të vështirë ka filluar të merret që kur ishte nxënëse e klasës së dytë fillore. ”Gjeli im plak” ka titullin vjershsa e saj e parë. E ka botuar 30 vjet e sa më parë në shtojcën për fëmijë të gazetës ”Rilindja” (1978/79), e cila botohej çdo të martë, në kohën e artë të kësaj të së përdishmeje të shuar shqiptare në Kosovën e pushtimi serb.
Makfire Canolli i përket brezit të rinisë ”së padisiplinuar”, e cila sfidonte pushtetin antipopullor të asaj kohe. Ky pushtet të rinjtë shqiptarë i quante ”irredentistë” e ”seperatistë” dhe me nofkat të tjera më poshtëruese, vetëm e vetëm pse deshi të mbante gjallë gjuhën, traditën e kulturën shqiptare, të qenit shqiptar të shqiptarëve në vendin e tyre.

Makfires, si motër e vëllezërve ”irridentistë”, iu mohua çdo e drejtë: të regjistrohej në fakultet, të punojë me nxënës, si dhe e drejta për të botuar. E ka vrragë të pashlyeshme në zemër këtë kohë, aq më parë, pasi krijimet e
saj të hershme ia konfiskuan punëtorët e shërbimit sekret serb, gjatë një basrisjeje në shtëpinë e saj.
Në vitet e ‘80-ta, si shumë familje shqiptare, edhe familja e Makfires ishte në shënjestër të UDB-së famëkeqe serbe, e cila në vitin 1982 ia burgosi të tre vëllezërit. Ishte kjo koha kur shiri i saj poetik po kendonte nga brenda, pa u shfaqur për lexues.
Në vitet e ‘90-ta emigron në Gjermani, ku qëndroi deri më 1998. Kthehet në Kosovë bashkë me familjen e saj dhe më pas, më 1999, kalon oqenanin për të vazhduar jetën në New York. Aty jeton ende.

Zëri i saj dëgjohet çdo të premte në valet e Radio – Diasporës, ku si moderatore e udhëheq rubrikën “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”.
Poezitë e saj janë prezantuar nëpër disa faqe internetit, të cilat botojnë krijime artistike, si “Teutat shiptare nëpër botë”, “Agjencioni Floart-Press”, “Tribuna shqiptare”, “Bota e re”, “Stërkala”, si dhe “Qeparoi”.
Gjer tani ka botur përmbledhjen poetike për të rritur “Gjurmë nëpër flakë” (2010) dhe një tjetër për fëmijë “I shes diellit akullore” (2010).
PO E PYET PRESHEVA KOSOVËN
Po e pyet Presheva Kosovën
kur don ti me ma zgjat dorën,
kur don ti mue me m’thanë
eja k’tu e mos rri me një anë.
Kur oj motër ti don me m’ftu
eja së bashku me jetu,
se nuk muj me të braktisë
me të lënë në dorë t’Serbisë!
Nuk kam motër me harru
as me falë as me shkatërru,
se e kemi të njëjtën gjuhë
një kulturë e një Flamur!
Eja motër oj motra ime
nuk të lë kurrë si jetime,
do t’na vjen edhe Çamëria
vinë Tetova, Plava e Gucia.
Me jetu si dikur moti
kur ish gjallë Kastrioti,
se bashkimi e bën fuqinë
të jetojmë me nënë Shqipërinë!
Më i fortë bëhet Atdheu
na ka thënë Skenderbeu,
si shtatë thuprat me u bashku
çdo armik për me luftu.
Makfire M Canolli

VALLE PËR LIRINË
Luftëtarët u kthyen nga malet
me lirinë në gji,
në fushë nisi vallja,
me daulle e bori.
Nga flamuri doli shqiqja
të ftonte zogjtë në valle
dhe bilbilat të këndonin
për ditën e madhe.
Kosovën e bënë shtet
më të riun në botë
trimat e UÇK-së
edhe Amerika e fortë.
Yjet zbresin nga qielli
e çdo përmendore stolisin,
kurorë me lulekuqet,
edhe rrezet e diellit qëndisin.
Prapë vallja vazhdon,
në përvjetorët e çlirimit,
buzëqeshja e fëmijëve
vjen në vend të trishtimit.
©Makfire M Canolli

DY MOTRA JETIME
Dy motra së bashku
janë ulë e kuvendojnë,
me mallë e dhembshuri
të kaluarën e kujtojnë.
A e mbanë në mendë
ti moj motra ime,
kur ishim me nënën
e si mbetëm jetime!
Na dogjën e shkrumuan
fëmijët na i masakruan,
e mijëra të tjerë
nga trolli na i dëbuan.
Kur ishim së bashku
me të gjitha motrat tona,
edhe te ne gjithmonë
ndërtonte fole shqiponja!
Por ka shumë dekada
qe në tokën tonë,
nuk flitet gjuha shqipe
e shqiponjat nuk fluturojnë.
Nga malli që na përvëlonë
na bëhet se po dëgjojmë,
duke na thirrur shqiptaria
Molla e Kuqe e Çamëria!
A do të bëhen ndonjëherë
realitet ëndrrat tona,
të ndërtohen sërishë foletë
të kthehen te ne shqiponjat.
Shqipëri moj nëna jonë!
Ende ti nuk ke mallë?
Ne me dekada jemi jetime,
e ti akoma je gjallë!
©Makfire M Canolli

MALLKIMI NUK ËSHTË FJALA E FUNDIT
Shkoni tani!
Pse erdhët në pranverën tonë,
E derdhet gjakun,
Të mbijnë lulekuqet.
Ju doni vetëm hisen e huaj,
Të bëni atdhe me dhe të huaj.
I latë nënat me duar në gji,
U shuat edhe rrezet e diellit,
Pak pa lindur.
Shkoni tani!
Prapa iu vjen mallkimi im,
Të vdekur jeni për këtë dhe,
Të lindur e të rilindur,
Mijëra herë,
Nga dhëmbi i bishës.
Po fshij kohën tuaj
Nga çdo lule,
Nga çdo fije bari,
Nga çdo gur,
Nga çdo lot fëmije.
Në dritë pretë fijet e diellit,
Në natë fijet e hënës
Pretë ju,
Që abetaren e lirisë
Të mos e shihnim,
Mbuluar me çizme
Çdo shkronjë.
A i keni sytë?
Prapa jush dedhem lule,
Mbi tankset e paqes,
Ardhur nga liritë e botës,
Të fshijnë gjurmët e gjakut,
Të mbjellin fidanët e jetës
Në tokën e djegur.
Mos u ktheni më kurrë!
Prapa iu vjen mallkimi im,
Të vdekur jeni për këtë dhe,
Të lindur e të rilindur,
Mijëra herë,
Nga dhëmbi i bishës.
©Makfire M Canolli

Pamje nga masakra e Rogovës së Hasit..( 29.01.1999)
MË MIRË TË SHKRUAJA NJË PËRRALLË
Skuqur ajo borë,
më kuq se gjaku, vallë,
më mirë do të ishte
të shkruaja një përrallë.
E di që iu bëhet,
se po filloj një përrallë,
me borë të kuqe,
vetëm gjumi t’u marrë.
Por në lëndinë,
gjumi i vdekjes kishte filluar,
mbi 80 burra shqiptarë,
bora me gjak i kishte mbuluar.
Një shqiptar me fat,
breshërisë i kishte shpëtuar,
mbuluar me trupa të tjerë,
obobo seç ishte tmerruar!
Kur ia mbathen xhelatët,
shkundi plumbat, gëzhojat dhe borën,
dhjetë orë ashtu shtruar,
nuk la aty shpirtin, la vetëm dorën.
Skuqur ajo borë,
më kuq se gjaku, vallë.
më mirë do të ishte
të shkruaja një përrallë.
Qofte i perjetshem kujtimi i tyre!
©Makfire M Canolli

JAM JUGU I SHQIPËRISË
Mos më quani vetëm Çamëri
se jam bija e nënës Shqipëri,
jam motër e Preshevës,
Bujanocit e Medvegjës,
Plavës, Gucisë, e Tetovës,
Mitrovicës e tanë Kosovës!
Më dhem zemra e më djeg shpirti
më djeg malli e më përvëlon,
kur Shqipëria e Kosova
pavarsinë po e festojnë.
Mitrovica pa veri,
Plava e Tetova pa liri,
Presheva e Çamëria në robri,
e ju moj shqiptari,
këtë e quani ju pavarsi?!
Thirrni mëndjes e mendoni
njëri tjetrin ta afroni,
mjaft më me përçarje
vrasje, ironi edhe ndarje.
Jeni ndarë si mos më keq
sikur të ishit bukë me kuleq,
keni krijuar njëqind parti
e shtepijën pa çati!
Disa të tjerë bêjnë be e rrfe
ne jemi të lidhur vetëm për fe,
ca krishterë e ca muhamedan
në dorë t’huajve atdheun e keni lën!
Në shumë vende të shpërndarë
disa masakruar e disa të vrarë,
shumë të tjerë i morri gurbeti
vaj vatani e mjer mileti!
Qaj si fëmi mot pas moti
si nuk është gjallë Kastrioti,
t’ia thyej qafën shkaut e grekut
t’ia kthej nderin mëmëdheut,
ta luftonte padrejtësinë
që po bëhet me nënë Shqipërinë!
Nuk dua të jem mysafir
duarkryq e të bëj sehir,
dua të jem aty prore
në valle dore për dore.
Nëse jeni bijt e shqipes
e stërnipat e Skënderbeut,
bashkohuni rreth flamurit
e lidheni besën e burrit,
mjaft më lat në dorë të huaj
për liri sa shumë po vuaj.
Kur t’bashkohem me motrat e mija
do t’ju them: Me fat Pavarsia!
E ta dijë gjithë bota mbarë
edhe unë jam nga trolli shqiptarë!
Mos më jepni veq premtime
kërkoj ato t’i ktheni në veprime,
mos më quani vetëm Çamëri
se jam jugu i nënës Shqipëri!
©Makfire M Canolli

JAM SHQIPTARE
Mua më quajnë kosovare,
por edhe unë jam shqiptare,
Kosova është vendlindja ime,
Shqipëria është Nëna ime.
Mërgimtare, më quajnë mua,
pse jetoj në dhe të huaj,
zemra ime dot s’e pranon,
shqiptare, thotë, jam me komb.
Pse jetoj larg Shqipërisë,
gjuhë e kulturë s’i kam braktisë.
Shqipëri e kam bërë shtëpinë,
aty kam Flamurin dhe çiftelinë.
Me mua është Gjergj Kastrioti,
Nënë Tereza e Isa Boletini,
Ismail Qemaili dhe Rugova,
Pajaziti e në mes shqiponja.
Ngado, që unë shkoj e vij,
marr me vete Shqipërinë,
s’e braktisi sa të jem gjallë,
se unë jam bija e sajë!
©Makfire M Canolli

MOS NA PREK N”PLAGËN E VJETËR
Heu ti pjellë e farës së djallit
qe je si brumi i vet shkaut,
mos na prek n’plagën e vjetër
se të kallim si një letër!
Kurrë Shqipnia s’ka qenë pa zot
as sot e as për jetë e motë,
sikur djem i ka edhe vajzat
t’i hedhim trut sikur gacat.
Shqiptari gëzim ma të madhë nuk ka
se për atdhe në luftë me u vra,
jemi rritur me këngët e llahutës
jemi nipat e Shaban Polluzhës!
Jemi Norat e Kelmendit
që i dalim zot atdheut,
jemi motrat e Shotë Galicës
rritur në djepin e Drenicës.
Sa t’rrezon rrezja e diellit
do t’i lindin trima atdheut,
kurrë nuk vdes shteti shqiptarë
se nuk është si nënë pa djalë.
Mos na prekë n’plagën e vjetër
se shqiptari nuk bëhet tjetër,
tani nuk jemi vetëm tre milion
por të gjithë jemi një komb!
Atyre që u ështv bërë gjaku ujë
e po vdesin për tokën e huj,
e nënën e vetë po e lënë pas dore
u mbifshin therra përmbi vorre!
©Makfire M Canolli
KREJT SHQIPËRI
(Tahir Sinani, tropojan, dëshmor i luftërave
në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni)
Shumë pak fjalë i foli nënës,
më shumë lot Sinani derdhi
Mbahu, nënë, si thotë zakoni!
Lum për ne koha na erdhi.
O moj nënë, unë jam betuar!
Se do të vdes për tokë e lumë…
Këtu është Tropojë,
po Shqipëri ka më shumë.
Ajo fushë veshur me flakë,
është Kosovë, është Shqipëri.
Me pak shkollë, zemra ime!
E di mirë edhe ti.
Kthyer nga dielli i agimit,
niset trimi i tërë në gaz,
numëron shekujt e robërisë
dhe një këngë i shkonte pas.
Njëqind vjet këtë ditë e pritëm,
sikur lulja që pret dritën.
Ndale shkja hapin pak!
S’e harrojmë kurrë ne traditën.
©Makfire M Canolli

MOS TË LEJOJMË TË PËRSËRITET HISTORIA
Po na përsëritet gjithmonë historia
në mes neshë po futet hasmëria,
dora e armikut si gjithmonë e gjatë
nuk ndalet së punuari ditë e natë.
Çdo ditë shëtiten kriminelët në liri
ushtarët e lirisë sonë mbahen në qeli,
popullit tonë i kullojnë plagët gjak
armiqët duan t’na vinë në konak!
Akoma jetojmë me plagë në zemër
e dhimbja jonë nuk harrohet dotë,
e shkiet e shkinave i dëgjon gjithë bota
kah qirren duke thënë e jona është Kosova!
Na vranë e masakruan me mijëra vetë
shumë të tjerë nuk gjinden për jetë,
kurrë për ato krime falje nuk kërkojnë
e bota na kërkon me ta të bashkëjetojmë.
E ne si shqiptarë që i themi veti
i harruam kaq lehtë plagët nga armiqët,
e tani mes veti na duhet hasmëria
të përqahemi për kisha e xhamia!
Mos të bëhemi turpi i botës
mos ta përmbysim bukën e sofrës,
të jemi një si një komb që jemi
se armiqët akoma në trojet tona i kemi!
Të jemi se bashku si te parët tanë
ndasinë fetare ta lëmë me një anë,
te jemi në rrugë të vetë Perëndisë
si bij të denjë të nënë Shqipërisë!
Nëse me armiqë duhet të bashkëjetojmë
për të sjellë paqe në botën mbarë,
pse të mos e bëjmë për veten tonë
të duhemi sië bashku të gjithë si shqiptarë!
Lufta jonë akoma s’ka mbaruar
gjysma e atdheut është e coptuar,
armiqët duan të na gllabërojnë
e ne nuk e duam shoqi shojn!
Mrenda trojeve tona i kemi armiqët
por edhe zjarri serish mund të ndizet,
të bëhet një grusht e gjithë shqiptaria
mos të lejojmë të përsëritet historia!
©Makfire M Canolli

MËSUESI I PARË I ABETARES
(Mehmet Gjevori)
Nga errësira kush na nxori?
Dritë për ne për jetë kush solli?
Kosovarëve në ndihmë kush u doli?
Mësuesi i parë Mehmet Gjevori.
Bacë Mehmeti me shumë shokë
tridhjetë vjet la Elbasanin,
drejt Kosovës ai u nis,
të hap dritën e shqiptarisë.
Dita e natë me Abetare në dorë,
herë në fshat, herë në qytet,
pishtar dite i arsimit,
më i pari baca Mehmet.
Zemra e tij lumturohej,
kur rinia arsimohej,
në çdo kënd shtrihej arsimi,
qeshte populli nga gëzimi.
Brezat shekujve do ta kujtojnë
sinonimin e Abetares,
më i shtrenjti veterani,
bacë Mehmeti nga Elbasani.
©Makfire M Canolli

FAJI MBETET JETIM
Nëpër trojet tona është zemëru njerëzia
një hap përpara se bënë qeveria,
atje edhe dimri të duket sikur pranvera
rinia jonë sillet me duar në xhepa.
Në të katër anët bëhet privatizimi
shtiten me të madhe troje e uzina,
botën e merrë në sy përsëri rinia
japin lekë me grusht veq t’u bëhet viza!
Qeveritarët tanë i ka zënë gjumi
popullin e varfër don me e marrë lumi,
askush nuk i jep për askënd pesë pare
bëhen dollovere gjithkund me të madhe.
Kështu na përbin dalngadalë kjo jetë
kur gjithkush na vihet në krye pushtet,
populli është gjithmonë me stomak të uritur
pushtetarët lekëve fundin pa ua ditur!
Atje dikush mrenda natës bëhet milioner
atje dikënd tjetër nga uria gjumi nuk e merrë,
atje faji mbetet gjithmonë jetim
sado që e fajësojnë të gjithë qeverinë!
©Makfire M Canolli

MBAHU NËNO
Kush atdheun po e tradhëton?
Kush bashkimin po e ndalon?
Kush po e shet tokën dhe detin,
që armiqëve t’ua bëj qefin?!
Ç’janë këto lojra me shumë fytyra?
Ç’janë këto pazare e poshtërsira?!
Jo s’lejojm kurrë me tokën tonë
kujt t’i teket të manipulon.
Larg duart ju barbarë
grekë e sllavë ju qyqarë,
nuk është k’tu mali Karpatë
tê coptohet me sopatë!
Jeni si bisha të mjera
që lakmoni në dhena tjera,
gjithmonë me tokë të huaj
keni bër atdheun tuaj.
Ti moj shqipe hapi kthetrat
e fluturo përmbi Shqipëri,
se ne bijt e bijat tua
për ty do të bëhemi hi.
Fluturo shqipe me krenari
gjithandej nëpër Shqipëri,
shko fluturim nga Lugina
Çamëria edhe Prishtina!
Ndërto fole ti shqipe krenare
gjithandej tokës shqiptare,
fluturo ti mos e tremb syrin
zguxon kush me prek kufirin.
Jo rastësisht Noli i madhë
e pat thënë dikur një fjalë:
Mbahu nëno mos ke frikë
i ke djemt në Amerikë!
©Makfire M Canolli

DY DUAR PËR NJË KOKË
Sot në shekullin tonë të ri
Evropa e gëzuar shijon liri,
ne shqiptarët e uruar
akoma kemi liri të përgjysmuar.
Përderisa të tjerët janë bërë
për në Hënë udhëtarë,
ne kërkojmë qe një shekull
bashkimin tonë kombëtarë!
Evropa mike po kërkon qetësi,
ndërsa ne akoma kërkojmë liri.
Po, po liri të plotë jo të kufizuar,
siq e kemi veriun me vite të rrethuar.
Duam liri të plotë
sikur ju shtetet evropiane,
se edhe Mitrovica veriore
është tokë dardane!
Nuk jemi koreanë
veri e jug të na ndajnë,
nuk është Kosova tokë Berlini
në mes të urave të vihet kufiri!
Prandaj, kujdes ti Evropë
mos na ndaj më shumë copë
se një fjalë e urtë thotë:
“Dy duar janë për një kokë”!
©Makfire M Canolli

TOKA JOTE ËSHTË FLORI
Trupi më rrin në Amerikë
në Kosovë mendja më ikë,
një ofshamë më delë nga malli
Mitrovicë diellin kushë ta ndali?!
Mitrovicë qytet Kosove
t’kan punu duart e minatorve,
si në parqe e në zgafella
minerale ty të vjen era.
Nuk ka ura e as brigje
nuk ka fusha e as male,
Ibrit plak që ia ndanë
atë vërshim e ato valë.
Je qytet i Dardanisë
krenaria e shqiptarisë,
djemt e tu i njeh historia
Boletina me dy alltia.
As në jugë as në veri
toka jonë nuk njeh kufi,
anë e mbanë në trojet tona
do ta ketë folenë shqiponja.
Mitrovicë qytet shqiptarë
i rrethuar me margaritarë,
Shala e Bajgorës t’jep bukurinë
Ibri plak ta shton hijeshinë.
Ti je sofra e punëtorit
je vet buka e minatorit,
zemra jote me minerale
pasuria jonë kombëtare.
Rrethë e rrethë me bukuri
ty cdo kushë ta ka lakmi,
që nga jugu gjerë në veri
toka jote është flori!
©Makfire M Canolli

KOSOVA, ARABE NUK BËHET KURRË
Thirrni mendjes o derëzi
mos na sillni hasmërii,
mos përqani këtë shqiptari
se kurrë Kosova s’bëhet Siri!
Mos na sillni modele të huaja
sikur të ishin ato molekula,
mos importoni tradita tjera
i kemi tonat me shumë vlera!
Mos na thoni është haram
pse nuk dukemi si arabë,
e ka lenë vetë Perendia
tradita të ndryshme të ketë njerëzia.
Zoti i madhë kur na krijoi
gjuhë e komb vet na e caktoi,
vet na krijoi shqipëtarë
të tillë do vdesim me faqe të bardhë!
Ju që sillni veq përqarje
e mes popullit po bëni ndarje,
ju vetë Zotin po e zemroni
kombin t’uaj po e mohoni.
Trimat tanë nuk derdhën gjak
që të zhdukim kombin tonë,
por të vie edhe te ne liria
t’lulëzon gjithë shqiptaria!
Kështu na thoshte dikurë Sërbia!
Mos folni shqip se hidherohet Perendia!
Nuk jeni shqiptarë, jeni muslimanë
të shkolloheni e keni haram!
Të gjithë armiqëve tanë
me një zë duhet me u thënë,
as me gjuhë as me kulturë
Kosova, arabe nuk bëhet kurrë!
©Makfire M Canolli

Në shenjë respekti me rastin e 8-të vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova!!
TËRMET NË ZEMRA
(Vdekja e dr. Ibrahim Rugovës)
Vaji nisi, kuja mbeti,
mbeti Kosova pa babanë,
u dridh toka nga tërmeti,
ndërroi jetë Presidenti.
Jo, jo, vdekja s’besohet,
kaq e rëndë dhembja s’durohet.
Çohu, Rugovë të thërret Dardania!
Firmën tënde do pavarësia.
Vjosa, Drini dhe Valbona
u bënë lot në zemrat tona
Pse, pse, o Perëndi!
Na u bë kjo padrejtësi.
Në të gjitha trojet e vatanit,
ishe Gandi i Ballkanit,
nëpër vende të botës,
Ishe nderi i tërë Evropës.
Ishe i dashur e bujar
sa idol, më shumë shqiptarë,
ishe i mënçur me tipare të burrit,
trupi yt shtizë e flamurit.
Lavdi për ty, o pishtar i lirisë!
Ishe prijës i shqiptarisë,
gurthemel i demokracisë,
udhërrëfyes i pavarësisë.
Oj Kosovë e lumja ti!
Bijtë më të mëdhenj po i mban në gji,
do t’i nderosh sa të jetë njerëzia,
me rreze dielli nga liria.
Pjesë nga libri im:
Gjurmë nëpër flakë
©Makfire M Canolli

PENA IME
A e din sa shumë të dua
ty moj pena ime,
u ndodhe gjithmonë pranë meje
në gëzime e hidhërime!
Unë qaja me lotë
si fëmij në atë botë,
ti i hidhje ne letrën e bardhë
të ruhen si një thesarë!
Si një mike e vërtetë
edhe sot më rrinë pranë,
të mirën e të keqen
së bashku e ndajmë .
Por tani nuk kemi vuajtje
as unë dhe as ti,
u thurim vargje së bashku
dëshmorëve për liri!
©Makfire M Canolli



Leave a Reply