Në këtë 100-vjetor të Shpalljes së Pavarsisë po shihet një tendencë e letërsisë për të nxjerrë në pah shumë figura të shquara patriotike që diktatura komuniste i kishte lënë në hije. Para ca kohësh u zhvillua dhe konkusrsi për dramën ëm të mirë për këtë ditë të shënuar. Një nga librat artistikë më të spikatur që pritet të dalë në treg këto ditë është dhe ajo për një nga figurat më të diskutuar të aktit të Shpalljes së Pavarsisë, atë ët Aqif Pashë Elbasanit, i cili ka për autorë Bahri Myftarin dhe Serxhio Mazreku
Në disa medja vizive kam parë dhe ju kam ndjekur se po përgatisni një libër artistik me tregime dhe novela (me rastin e 100-vjetoirt të Shpalljes së Pavarsisë) për patriotin e madh Aqif Pashë Elbasani. Si ju lindi kjo ide?
Për të qenë i sinqertë me vetën dhe lexuesin unë e kam pasur në mendje prej vitesh qysh në kohën e diktaturës dëshirën dhe idenë për të bërë një libër për Aqif Pashën këtë figurë të madhe patriotike, që pak vend ka marrë në historinë shqiptare. Madje nga fëmijëria mbaj mend se mbesat e Aqifit kalonin në rrugë duke lënë një kurshtje tek njerëzit ashtu sikundër dhe tek unë. Nuk është puna se ne tërhiqeshim nga bukuria e tyre , se sa nga epiteti që mbanin “Mbesat e Pashës”. Dhe figura e Pashës nga sa lexoja, nga sa shikoja në gjurmët e rrugëve të Elbasanit rritej madhështor brenda meje për çdo ditë, pasi çdo ditë hulmutoja, lexoja, kërkoja për këtë figurë të madhe. Dhe ja sot erdhi rasti që unë të bëj një libër artistik së bashku me nipin e tij Serxhio Mazreku. Ishte një ngasje e madhe e imja pasi tanimë nuk ishin as Aqif Pasha vetë, dhe as shumë të afërm të tjerë të tij që qysh në fëmijërinë time kishin moshë të madhe. Pra për këtë 100-vjetor mendova se ky do të ishte kontributi im më i madh për qytetin e Elbasanit, për këtë figurë të madhe patriotike si atdhetar i padikskutueshëm. Ky vëllim me tregime, një libër tërësisht letrar, e kemi dërguar në shtëpinë botuese “Onufri”, ku kështu bëhemi dy autorët dhe botuesi tre elbasanas. Një pjesë e librit është përkthyen edhe në anglisht, pra është hera e parë ndoshta që Pashai i Elbasanit përkthehet dhe në gjuhë të huaj. Në libër ka dhe shumë fotografi të Pashait vetë, të njerëzve të afërm të tij, si dhe foto të patriotëve të tjerë me të cilët ka bashkpunuar Pashai. Besoj se kemi dhënë një mikorokontribut për figurën e pa ezauruar të Aqif Pashës.
Kush ishin pjesët më të vështira të këtij libri?
Është kontradita që e sqarojmë që në hyrjen dy gjuhëshe, se ky libër nuk është një histori e mirëfilltë (pra që historianët janë larguar nga ky libër) , por është një letërsi që ka ruajtur raportin shpirtëror, intelektual, të kohës që jetoi dhe veproi Pashai dhe i autorëve. Pra kjo është mardhënia që është respektuar në libër. Mardhëniet e tjera që janë pjesë e historisë i kemi lënë ti nderojë dhe ti respektojë historia, por natyrisht që ngjarjet e personazhit kryesor do të ruajnë kohezionin. Nuk është gjetje origjinale, por një vijimësi e autorëve të shquar shqiptar që kanë bërë trajtesa të tilla në letërsi (duke ju përmbajtur figurave historike) si Ismail Kadare, Sabri Godo të cilat njihen si fenomen edhe nga letërsia e huaj që anën shpirtërore e kemi ruajtur duke i qëndruar besnik asaj. Pra ana historike, datat, vitet, muajt e tjera nuk na kanë interesuar për ta ballafaquar si në histori. Ajo nuk është në fokusin tonë.
Ju folët paksa për historinë. Cilat janë disa nga pikat kryesore historike të Aqif Pashës?
Veprimtraia e tij patriotike është shumë e ngjeshur dhe ka fakte të cilat tregojnë qartë se ai e ka filluar këtë veprimtari përpara vitit 1912. P.sh një rast që më ka befasuar dhe lidhet me njohjen e tij me Isa Boletinin. Ata janë njohur në vitin 1910, në Bari të Italisë. Dhe ajo që më inspiroi më shumë për librin dhe që lidhet me aspektin historik lidhet me një citat të Ismail Qemalit e shprehur në mënyrën më të bukur dhe në mënyrën më të çuditshme për Aqifin duke i thënë: “Unë nuk e di se çdo të thotë dhe çdo të shkruaj historia për mua (Ismail Qemalin), por për një gjë jam i sigurt se historia për ju Aqif Pashë Elbasani do të shkruaj me gërma të arta”. Pra jemi në vitin 1912 kur është shpallur pavarsia dhe kjo konsideratë e Ismail Qemalit nuk mund të jetë bërë për një ose 3 muaj njohjeje, por i ka rrënjët më thellë. Pra, këtu del detyrë e historianëve që të thellohen më shumë në studime në bazë të thënies së Ismail Qemalit. Por ai ka përpos më lart edhe disa momente të tjera më të çuditshme dhe të admirueshme. Njohja e tij me patriotë të Kosovës, me Isa Boletinin, Bjaram Currin, Hsan Prishtinën, tregon aftësitë e tij për t’u lidhur me njerëz patriotë të mençur që kanë lënë gjurmë në histori. Po të lexosh një libër të Tafil Boletinit nipit të Isa Boletinit, tregohet qartë se çfarë konsideratash ruan Isa për të duke e quajtur “burrë të mençuar, patriot ta madh, me karakter të fortë”. Momenti kulmor në jetën e pashait është në Kongresin e Lushnjës ku ai dhe pse në moshë, shkaurja e tij atje u prit me shumë interes dhe me shumë entusiazëm. Kjo tregon për autoritetin që kishte ai në rrethet patriotike dhe më tej në popull. Mbas vitit 1920 bashkë më Sulejman Delvinën Kryeministër në atë kohë është jo vetëm dirigjent i luftës së Vlorës më 1920 por përkrahës me të gjitha mundësite financiare dhe shpirtërore për këtë luftë. Këtu u lidh me Osman Haxhiun, Ahmet Lepenicën, Qazim Këculin dhe Ali Asllanin etj, në përkrahje direkte të luftës. Kjo luftë në një moment kaq delikat e vendos atë në rëndësi të barabarta me shpalljen e Pavarsisë. Kongresi i Lushnjës shënoi një hap tjetër sepse hoqi sovranitetin e kufizuar, ja rriti prestigjin Shtetit shqiptar dhe lufta e Vlorës ndodhi për të materializuar vendimet e Kongresit të Lushjnjës. Historia e vjetër e Shqipërisë, diktatura komuniste i ka shmangur, spostuar shumë nga këto figura duke mos u dhënë vendin që u takon. Moment tjetër i rëndësishëm historik i Pashait është sensibilizimi i madh që ka bërë në Elbasan për dy akte të mëdha: Dërgoi bandën muzikore “Afërdita” në luftën e 1920, që ti shërbente luftëtarëve për hedhjen në luftë dhe e dyta bëri propogandë dhe sensibilizoi në gjithë qytetin e më tej që bizhuteritë e grave të faleshin për luftën. Momente shumë domethënëse këto. Kontruibuti i Elbasanit dhe i Aqif Pashës për luftën e Vlorës është më i madh se i qytetve të tjera, por janë lënë në harresë. I padiskutueshëm është fakti që flamuri i shpalljes së Pavarsisë në Elbasan është ngritur tre ditë më parë se në Vlorë, pra më 25 nëntor 1912. Ishte vetë Ismail Qemali që e nxiti këtë veprim që të përgatitej situata, ambienti, atmosfera për në datën 28 nëntor 1912 në Vlorë. Ishte një letërkëmbim i Ismail Qemalit me Aqif Pashën pasi trupat serbe ishin afër Librazhdit dhe kjo shpallje i vinte ata para një alternative të re. Akt tjetër madhor ti tij ishte se kur fuqitë e mëdha i këkruan Ismail Qemalit dorëheqjen edhe Aqif Pasha për interesat Kombëtare ishte pro këtij akti të cilin vetë Ismail Qemali e bëri menjëherë se ishte në interes të vendit që Shqipëria të ishte nën mbikqyerjen e Fuqive të Mëdha, vetëm kështu mund të vazhdonte përkrahja ndaj Shqipërisë. Kontribut tjetër i Pashës ishte se ai u bë Minsitër i Brendshëm në qeverinë e Princ Vidit. Këto kontribute nuk janë të shtrira në kohë duke pas rrjedhën reale të viteve, por janë më shumë dëshmi historike që tregojnë anën e tij shpiërtore, si një njeri i mirë. Politika është shembulli i vetes tënde. Aqif Pasha ka qenë një politikan që nuk ka kursyer për lirinë e Shqipërisë, as pronë, as shtëpi, as flori, as qetësi, as kohë, asgjë. E donte popullin e vetë e donte Shqipërinë. Ka qenë një njeri që ka mbajtur gjallë edhe lëvizjen kosovare.
Eshtë e vështirë që një figurë historike ta trajtosh në lëmin e një letërsie të mirëfilltë?
Ka qenë shumë e vështirë. E nisa me pathos, me shumë dëshirë, por ka qenë shumë e vështirë pasi propaganda qoftë për mirë qoftë për keq e ka stamposur këtë figurë dhe është shumë e vështirë që ta luash, këtë stampë. Unë do të falënderoja familjen Mazreku (mbesë dhe nip) për intimitetin për të parë tek ata pjesën më të bukur të figurës së Pashait. Tek kjo familje pashë zemërgjerësinë që karakterizonte edhe Pashain, bonsesusin kombëtar. E motra e Gurakuqit është gjyshja e familjes Mazreku në Elbasan.
A u ka borxh letërsia këtyre figurave historike?
Unë do të thosha se u ka shumë borxh dhe për të keqen e vetë. Firmëtarët e Pavarsisë, pjesa aktive e njerëzve që shkëputën nga Perandoria Osmane Shqipërinë janë të gjithë objekte frymëzimi të një të vërtete të madhe. Këta vepruan për liri, dhe morën armën në dorë duke sakrifikauar dhe jetën duke pasur parasysh ato kohë shumë të ëvshtira, që sot nuk shikohen me shumë seriozitet rrethanat. Letërsia , arti nuk duhet të jetë indiferente ndaj figurave të tilla. Edhe sot kur themi Zhan Dark nënkuptojmë Francën. Si Zhan Darka janë dhe shumë figura historike të Pavarsisë për Shqipërinë.
Nacional
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply