Nga: Ismail Kadare
-Balade-
Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.
Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet, kudo ne qytet.
-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.
Ai si i vdekur ne gjume ra pastaj
dhe nena mbi te, nuk i ndan syte e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
<<Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.>>
Akrepi leviz, me ngadale leviz,
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.
Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.
Dhe nena e tij, me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit, me dore tregon.
Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas ne fushe, u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!
Dhe nena u zhduk, si ne mjegull atje,
sahati i thyer, sec ra permbi dhe.
I mbytur ne djerse u zgjua ai
<<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.
Atje trakte s’ka. <<O nene ku je!>>
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.
<<O nene!>> por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
Dicka neper mendte, atij shpejt i erdh’
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.
Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.
<<O nene, o nene, o nene, ku je!!!!>>
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.
Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…<<Ndal!>> ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!
N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.
…Qe biri qe flinte i qete gjer n’agim,
mesnata per nenen s’do kete mbarim.
Leave a Reply