![]()
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle ka kërkuar që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat për anëtarësim në BE. Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku u diskutua progres-raporti për Shqipërinë, Fule ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres ndaj meriton të marrë statusin kandidat.
“Zgjedhjet e qershorit ishin të rregullta dhe treguan që pati një transferim normal të pushteteve. Progres-raporti për 2013 dëshmoi shumë progress”, ka thënë Fule, ndërsa e ka cilësuar hap të rëndësishëm dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Ndërkaq raportuesi për Shqipërinë në Parlamentit Europian, Nikol Vuljaniq deklaroi se PE-ja duhet ti japë mbështetje statusit për Shqipërinë.
“Raporti është pozitiv për Shqipërinë. Rezoluta nxjerr në pah arritjet e Shqipërisë. E rëndësishme është dhënia e statusit kandidat. Shqipëria e meriton statusin kandidat. Jam i sigurt që do ti kalojë problemet me ndihmën e BE-së”, deklaroi Vuljaniç. Edhe eurodeputetja Doris Pack, u shpreh në favor të marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. (INA)


Leave a Reply