
Kur është konceptuar ky pyetësor, nuk është marrë parasysh që ndonjë nga personazhet tanë e kalon jetën sa në një qytet europian në tjetrin dhe prandaj dhe emërtimet e përveçëm në jetën e saj janë të gjithë të huaj. Ca pak të dëgjuar e ca të tjerë më të njohur, si i famshmi parfum që mjafton për ta mbajtur ngrohtë
Cili është mëngjesi yt rutinë?
Varet, por kur nuk jam në udhëtim, bëj një dush, një gotë ujë dhe pa menduar shumë hipi në makinë për të shkuar në palestër, se po u mendova shumë e di që mund të qëndroj në shtrat deri në orën 10:00. (Qesh)


Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?
Më pëlqen kur ndodhem në një vend të ngrohtë, kur duket sikur koha ka ndaluar.
Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?
Tek Café Marly në Paris, Hotel de Paris në Monaco, Piazza Navona në Romë.
Me kë dëshiron të jesh gjatë asaj kohe?
Me miqtë e mi, por dhe vetëm më pëlqen.
A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?
Aktualisht pjesën më të madhe të kohës e kaloj duke pikturuar dhe po argëtohem jashtë mase.
A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?
Mundohem t’i respektoj.
Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?
Mosha ime.
A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?
Nuk e konsideroj veten dembele.
Ku të zë dreka zakonisht?
Varet ku ndodhem, pasi udhëtoj shumë. Por nëse jam në Luksemburg, në të shumtën e rasteve përballë një telajoje, pasi kam harruar të drekoj.
Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?
Më pëlqen të ha dhe jam shumë kurioze, kështu që mund të shkoj kudo.
Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?
Të dyja.
A je kursimtare?
Paratë janë krijuar për t’u shpenzuar.
A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës?
Jo, por do të kisha dëshiruar.
Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?
Sigurisht, si çdo fëmijë që është nën “diktaturën politike” të prindërve të tij. J
Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?
Surprizimin dhe para gjërave të thjeshta.
Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?
Lojërat me miqtë e mi, të cilat ndoshta s’ishin të sofistikuara, por që na mblidhnin së bashku dhe na bënin të ndiheshim mbretër.
Po kujtimet e hidhura?
Largimi i tim eti nga Shqipëria.
Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?
Për shumë vite kam mbajtur ditar, më pas fillova të shkruaja librat e mi, tashmë rrëfehem nëpërmjet pikturave.
Çfarë ka në portofolin tënd?
Çfarë nuk ka duhet të ishte pyetja. (Qesh)
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?
Rrallëherë.
Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?
Grija.
Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?
Më pëlqen aroma e agrumeve në përgjithësi.
Çfarë CD ke në makinë?
I preferuari im mbetet Steve Wonder.
Çfarë muzike ke zile telefoni?
Zile klasike.
A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?
Miqtë e mi ndodhen në Tiranë, Paris dhe New York, fatkeqësisht s’i shoh aq shpesh sa dëshiroj.
A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?
Jam shume intuitive dhe fëmijë i vetëm, pak herë jam zhgënjyer nga ata që i konsideroja miq.
Ku rri zakonisht me miqtë?
Preferoj të organizoj darka në shtëpinë time, por sigurisht kemi dhe restorantet apo baret tona.
Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?
Nuk kam një orar të caktuar, por mundohem të mos kthehem vonë.
Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?
Pasi kam gatuar, më pëlqen ta kaloj mbrëmjen duke parë një film.
Po idealja cila do të ishte?
E shoqëruar nga miqtë e mi.
Kur shkon për të fjetur?
Varet.
Cila është uniforma jote e gjumit?
Dy pika parfumi “Channel 5”, më mbajnë ngrohtë. (Qesh)
Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?
Micheli.
Mos humbisni
Mapo.al


Leave a Reply