
Revolucioni popullor në Filipine, 1986. Demostratat mbarëpopullore kundër diktatorit filipinas Ferdinand Markos, filluan në vitin 1983 dhe përfunduan me largimin e presidentit në 1986. Kur udhëheqësi i opozitës, senatori Benigno Aquino Jr., u vra nga trupat besnike të diktatorit Markos, gruaja e tij Corazon, u bë udhëheqësja e re. Nga fundi i 1986, revolucioni ishte në kulmin e tij dhe pavarësisht nga mashtrimet elektorale me votat nga forcat e diktatorit Markos, Aquino fitoi (jo zyrtarisht por mashtrimet me votat ishin kaq të dukshme saqë Markosi u detyrua nga komuniteti ndërkombëtar që të largohej nga posti i presidentit) duke e detyruar Markosin të zbriste nga pushteti. Markosi vdiq në mërgim, më pas gjatë po atij viti si pasojë e një problemi shëndetësor ndërsa Aquino vdiq më 2009 nga shkaqe natyrore.
Rebelimi i Lëvizjes së Shpirtit të Shenjtë, në vitin 1986-1987 në Uganda. Alice Auma ishte një medium shpirtëror i etnisë Acholi, e cila jetonte në Ugandën veriore. Ajo u bë udhëheqësja e një grupi të quajtur Lavizja e Shpirtit të Shenjtë dhe udhëhoqi rebelimin kundër forcave të Presidentit Yoëeru Museveni, i cili aktualisht është president edhe sot e kësaj dite. Pas një kryengritjeje të përgjakshme Lëvizja u shtyp nga trupat qeveritare ugandeze dhe Auma u detyrua që te largohej drejt një kampi refugjatësh në Kenia, ku dhe vdiq në 2007.
Kryengritja Zapatiste e 1994, në Chiapas, Meksikë. Pjesërisht si një reagim ndaj nënshkrimit të traktatit të Tregtisë së Lirë Amerikano-Veriore (NAFTA), rebelët zapatistë, të shtetit më jugor të Meksikës, Chiapas, u ngritën kundër forcave qeveritare në 1 Janar 1994. Gjatë kryengritjes Komandante Ramona udhëhoqi luftëtarët që të merrnin qytetin e San Cristobal de las Casas. Simboli i indigjeneve dhe të të drejtave të grave, Komandante Ramona, vdiq nga kanceri në Janar të 2006.
Lëvizja Masive e Grave Liberiane për Paqen, e vitit 2003 në Liberi. Leymah Gboëee dhe Comfort Freeman organizuan një protestë paqësore në shtetin e shkatërruar nga lufta të Liberisë të njohur si Lëvizja masive e grave liberiane për paqen. Kjo lëvizje ishte kaq e suksesshme sa demonstratat i dhanë fund luftës së gjatë plot 14 vjeçare të Liberisë, dhe zgjedhjes së presidentes së parë femër të vendit, Ellen Johnson Sirleaf.
Revolucioni Portokalli i vitit 2004 në Ukrainë. Ukraina në atë vit ishte në një situatë krize politike për shkak të problemeve madhore të mashtrimit elektoral, korrupsionit, dhe kanosjes ndaj votuesve gjatë zgjedhjeve presidenciale të atij viti. Yulia Tymoshenko përdori pozicionin e saj politik për të udhëhequr mijëra mbështetës në protestë kundër mashtrimeve zgjedhore, në një sërë ngjarjesh që u njohën si Revolucioni portokalli. Që nga koha e Revolucionit, Tymoshenko u zgjodh kryeministre e vendit, por më pas u burgos për shkak të akuzave për korrupsion madje është e burgosur edhe sot e kësaj dite. Vëzhguesit vënë re se ka mundësi që Tymoshenko të jetë torturuar ne burg.
Revolucioni Egjiptian i 2011, në Egjipt. Trazirat e pranverës arabe të vitit 2011, shkaktuan largimin e diktatorëve të disa vendeve arabe, duke përfshirë këtu edhe Egjiptin. Duke përdorur mjetet e medias sociale dhe video-blogjet, 26 vjecarja Asmaa Mahfouz nxiti egjiptianët që të protestonin kundër qeverisë shtypëse në sheshin Tahrir. Presidenti Mubarak u largua nga pushteti, por Egjipti është ende në krizë.
Kriza e Bregut të Fildishtë, lufta e dytë civile e Bregut të Fildishtë të vitit 2011. Aya Virginie Toure udhëhoqi rreth 40000 gra e vajza në protesta paqësore kundër ish-presidentit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo. Në atë kohë, Gbagbo refuzoi të largohej nga pushteti pasi i humbi zgjedhjet ndaj Alassane Ouattara. Kriza politike shkaktoi protesta që në një moment të caktuar u bënë të dhunshme, të cilat më pas i dhanë shkas fillimit të Luftës së Dytë Civile të Bregut të Fildishtë. Më pas, trupat paqeruajtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe trupat franceze, e larguan me dhunë presidentin Gbagbo nga posti i tij. (Ervin Mazniku)
illyriapress.com


Leave a Reply