Ne rubriken tone portret i pa autorizuar kete radhe do te shkruajme per Anthony Crossa, ose sic njihet ndryshe ”Lille Picasso”
Anthony lindi me 27 .07. 1967 . Prinderit e tij, nena daneze dhe babai spanjoll.Por Anthony ngjan pothuajse nga tiparet nga nena e tij. Bjond dhe aspak tipare spanjolle. Anthony ka jetuar nga viti 1968 deri me vitin 1986 ne Malaga Spanje.
Malaga, vendlindja e nje nder piktorve me te medhenj te kohes, Pablo Picasso. Anthony ka filluar te merret me pikture qe ne vitin 1974. Shoket dhe ata qe e njohin pikturat e Anthony kane filluar ta therasin ate ”Picasso i vogel”. Sic duket deshira e tij feminore per pikturen dhe vendi ku u rrit nje nder piktoret me te medhenj ne bote, kane ndikuar tek djaloshi sy bojqielli dhe flok bjond. Vitet ne Spanje do te kalonin shpejt. Kthimi ne Danimarke do t´i shtonte me shume pasionin per pikturen. Sic duket kombinimi i dy natyrave te ndryshme do te shtonte dhe me shume deshiren e djaloshit Anthony per pikturen. Dhe puna e tij nuk ka te ndalur. Piktura eshte pasioni i jetes se tij. Ate e gjene kudo duke folur per pikturen.
Punen e tij tashme e gjen te ekspozuar ne shume ekspozita ne disa vende te botes. Keto jane te shumta dhe per kete ”Picasso te vogel ” asnjehere nuk do te rreshtin.
Lexuesit tone dhe admiruesit e artit dhe te piktures mund te vizitojne faqen e internetit http://www.galleri-anthony.dk . Aty do te gjeni te gjithe informacionin e duhur, dhe koleksionistet dhe admiruesit e pikturave mund te bejne blerje direkte. Pra ju te interesuar per pikturen per te patur ne shtepite tuaja, ne zyren e punes apo ne lokalet tuaja private nje pikture nga ”Picasso i vogel” Anthony Crossa, nxitoni dhe ne ju themi se do te mbeteni te kenaqur. Arsyeja e thjeshte. I apasionuar pas piktures, i rritur duke lexuar dhe pare nga afer jeten e Pablo Picasso nepermjet pikturave te tij dhe degjuar per jeten e tij. Vetem bindjet politike i ndajne, pasi Anthony ka bindje te tjera politike dhe jo komuniste si te Pablo Picasso. Por ne rrymen e artit jane te njejte. Kubizmi i bashkon ata ne shume piktura. Ajo qe ne do te deshironim do te ishte fama e Pablo Picasso te ndiqte dhe piktorin tone te cilit po i kushtojme keto radhe, Anthony Crossa.
Anthony dhe familja.
Anthony eshte i martuar dhe ka tre femije .Ai eshte nje prind i perkushtuar .Pothuajse cdo fundjave ate e sheh te shoqeruar me femijet e tij. Femijet per te jane dhe frymezimi artistik. Keshtu per cdo pikture e re e cila perfundon, te paret qe bejne oponencen dhe japin vlersimet jane gruaja dhe femijet, pastaj dhe nena e tij, e cila gjithashtu interesohet per ecjen e tij perpara ne rrugen e bukur te artit. Familja eshte per te gjithshka dhe ajo qe i jep frymezimin per te ecur ne rrugen e bukur por te veshtire te artit . Pikturat e tij i gjen tashme te ekspozuara tek cdo pjestar i familjes se tij. Nena , babai, vellai kane pikturat e tij por dhe familja e gruas kane pikturat e bera me aq deshire dhe pasion nga Anthony.
Interesi per Shqiperine
Anthony njeh shume shqiptare me banim ne Danimarke dhe ne Suedi. Gjithashtu ai di te gjitha” fjalet e mira” te gjuhes sone. Si nga k… P ….Te Q…. etj. Se shpejti Anthony do te jete dhe turist ne vendin tone te bukur .Por dhe deshiron te hapi ekspoziten e tij ne Tirane dhe ne Prishtine. Shqiperia e vogel ju krijon mundesi artisteve per ta vizituar ate si turiste, por dhe per te paraqitur talentin e tyre. Per kete do te ndihmojne dhe antaret tane ne Tirane dhe Prishtine, do te kerkohet dhe mbeshteja e Ministrise se Kultures per te mundesuar hapjen e nje ekspozite te tille. Besojme se se shpejti Anthony Crossa do te jete ne Tirane , por dhe ne Prishtine me ekspozitat dhe pikturat e tij.
Ky ishte nje portret i shkurter i paautorizuar per nje artist, per te cilin ne do te shkruajme ne vazhdimesi, per pune e tij dhe sidomos per ekspozitat te cilat besojme se do te realizohen.
Duke besuar se ky shkrim do te perkthehet dhe ne gjuhen daneze dhe anglisht nga ana jone. Po e botojme ne fillim per te gjithe ata qe dine gjuhen e bukur shqipe. Por duke patur dhe mundesite qe jep sot teknologjia le te perdorin google translate dhe shkrimi do te jete prane tyre.
Sektori i Shtypit
Alba-Dansk






Leave a Reply